“Nëse Kosova Lindore kalon në territorin e Kosovës, kjo nënkupton që edhe veriu i Kosovës kalon në Serbi"

Aktuale

“Nëse Kosova Lindore kalon në territorin e Kosovës, kjo nënkupton që edhe veriu i Kosovës kalon në Serbi"

H.Orana Nga H.Orana Më 7 gusht 2018 Në ora: 09:52
Kosova Lindore

Çështja e ndarjes së territorit dhe korrigjimit të kufinjëve të Kosovës po diskutohet për ditë më radhë.

Kryetari i Bujanocit, Shaip Kamberi madje ka një paralajmërim për Presidentin Hashim Thaçi lidhur me këtë çështje. Ai thotë se “nëse në shkëmbim nuk përfshihet krejt Lugina, do të ketë pasoja të rënda”.

Image
Faik Krasniqi

Njohësi i çështjeve politike, Faik Krasniqi në një prononcim për “Bota sot” thotë se tema e korrigjimit të kufijve dhe ndryshimi i kufijve mes Kosovës dhe Serbisë do të krijojë probleme jo vetëm në Kosovë por do hapet Kutia e Pandorës në gjithë globin.

“Nëse Kosova Lindore kalon në territorin e Kosovës, kjo nënkupton që edhe veriu i Kosovës kalon në Serbi. Serbia në këmbim të Kosovës Lindore do të kërkonte territor deri tek Lumi Ibër. Prandaj nuk besoj që do të ndodh një gjë të tillë”, thekson ai.

Ai thotë më tutje se një propagandë e tillë po bëhet për marketing politik, sidomos nga Hashim Thaçi që dinë të luajë me ndjenjat e njerëzve.

“Shkëmbimi i territoreve po përmendet që pastaj për të shkuar drejt asaj për më shumë kompetenca për Asociacionin e komunave serbe. Ky është plani Thaçi-Vuçiq. Hashim Thaçi duke u vetëshpallur hero në Kosovës për moslejimin e ndarjes së Kosovës, kurse Vuçiq për nxjerrjen e Asociacionit të komunave serbe me kompetenca ekzekutive, që nënkupton një autonomi brenda Kosovës”, thotë analisti Krasniqi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat