4 mijë aplikime për tu bërë agjent në AKI, nis intervistimi për kaq vende të lira!

Aktuale

4 mijë aplikime për tu bërë agjent në AKI, nis intervistimi për kaq vende të lira!

Më: 7 gusht 2018 Në ora: 10:46
Agjencia Kosovare e Inteligjencës

Agjencia Kosovare e Inteligjencës ka nisur intervistimin për pretendentët për tu bërë pjesë e saj.

Indeksonline mëson se, nga 4000 mijë aplikime, vetëm 16 persona pritet t’i bashkohen njërit prej institucioneve tejet të rëndësishme të Republikës.

Ndryshe, konkursi për tu bërë pjesë e AKI-së ishte hapur me 1 mars.

“Kërkohen persona me aftësi menagjeriale, administrative dhe profesionale. Kërkohen aftësi edhe të inteligjencës-kërkimit, e njohës të fushës kibernetike. Kriteret dhe kualifikimet tjera më specifike për secilën pozitë janë të klasifikuara dhe të parapara me rregullat e brendshme”, thuhej në sqarimin e Intelegjencës. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat