"Gjarpri ngordhë duke e hëngër bishtin e vet"

Aktuale

"Gjarpri ngordhë duke e hëngër bishtin e vet"

Nga: Nehat Shaqiri Më: 7 gusht 2018 Në ora: 12:04
Hashim Thaçi

Debati në mes të presidentit Hashim Thaçi dhe ish kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berishës është quajtur i patolerueshëm që nga një president të flas e pastaj të tërhiqet.

Askush në Kosovë e Shqipëri nuk e ka mirëpritur një debat të tillë, i cili ishte fyes dhe denigrues me sulmet e Thaçit ndaj Berishës dhe tërheqja pastaj si një “gjarpër” i vërtet!

Image
Faton Kurti

Kryetari i Partisë Republikane të Kosovës, Faton Kurti pohon se, të përdoret kjo lloj retorike me shantazh dhe shpifje nga pozicioni i presidentit të një shteti shqiptar është e patolerueshme dhe e rrezikshme për aspiratat e kombit tonë.

“Por si duket këto janë aktet e fundit të një politikani të dështuar, me moton: "Kur perandori fillon të rrëzohet - oborrtarët kapen mes veti"!”, thotë Kurti për gazetën “Bota sot”.

Sipas tij, nuk mund të keqpërdoret posti i presidentit për të shprehur opinione personale.

“Nëse Thaçi ka fakte duhet ti shpjerë ato tek organet hetuese të drejtësisë dhe jo të bëhet tellall thashethemesh e më pas të akuzojë mediat për keqpërdorim. Kjo nuk është aspak sjellje dhe qëndrim serioz se presidencial jo se jo. Në këto momente të vështira historike ku gjendet Kosova, normalisht lidershipi politik duhej të bënte të pamundurën të arrijë një UNITET politik për të qenë më të fuqishëm në proceset që e presin Kosovën në marrëveshje me Serbinë - por si duket këtë nuk mund ta presim nga politikanët e dështuar të cilët punojnë për interesat personale dhe aspak për vendin dhe popullin”, thekson ai për gazetën “Bota sot”.

Sipas tij, kjo e sqaron edhe vet faktin e sulmit të Thaçit ndaj Berishës, i cili kinse në një anë kërkon konsensus politik, në anën tjetër sulmon me çdo formë dhe pa fakte oponentët e tij politikë.

“"Gjarpri ngordhë duke e hëngër bishtin e vet" - thuhet në gjuhën e popullit, një vërtetim i përbotshëm i teorisë që e keqja konsumon vetveten”, përfundon Kurti.

Në anën tjetër analisti politik Faton Mehmeti, thotë se, fakti që presidenti Hashim Thaçi shpesh nxjerrë deklarata të tilla, tregon më së miri se kush është ai në të vërtetë.

Image
Faton Mehmeti

“Njeriu që ka vënë maskën për tu shtirur si engjëll, shpesh herë nxjerr në pah djallëzinë e vet. Thaçi me deklarata kundër Berishës tregon më së miri se asnjëherë nuk e ka dashur as Rugovën dhe as Berishën, të cilët ishin prijës të së djathtës. E të cilët e kanë luftuar me mënyrat e tyre sistemin diktatorial të Enver Hoxhës dhe Titos, pra komunizmin”, thotë Mehmeti për gazetën “Bota sot”.

Sipas tij, Thaçi në tipare të tija është marksistë leninist, e të cilat rryma i kanë luftuar si Berisha ashtu edhe Rugova.

“Presidenti Hashim Thaçi nuk akuzon Berishën si person, por si udhëheqës i së djathtës, i cili ka luftuar eterit e tij komunist. Pavarësisht se secili ka mëkatet e tija duhet theksuar se Berisha është më atdhetar se Thaçi, i cili është njeri pa ndjenja, spiun i sharmeve serbo-frnaceze. Kjo është e vërteta, dhe përveç kësaj nuk ka asgjë tjetër. Thaçi është sinonim i enverizmit në Kosovë dhe shqiptari, idetë e së cilës i kanë luftuar dhe i kanë hedhur në mbeturinat e historisë liderët si Berisha dhe Rugova”, përfundon analisti Faton Mehmeti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat