Fillojnë punimet në një rrugë që lidhë dy fshatra të Klinës

Aktuale

Fillojnë punimet në një rrugë që lidhë dy fshatra të Klinës

Më: 7 gusht 2018 Në ora: 12:06
Foto nga punimet

Sot në komunën e Klinës kanë filluar punimet e rrugës që lidhë fshatrat Përqëvë dhe Sferrkë, por edhe Volljakun e Gremnikun me Prishtinën.

Ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj me këtë rast tha se  Qeveria e Kosovës mbetet e përcaktuar për ta ndryshuar pozitivisht infrastrukturën dhe dita e sotme dëshmon këtë .

“Ndryshimi pozitiv ndodhë duke qenë në bashkëpunim me komunat dhe kjo pamje e sotme e dëshmon këtë. Kosova është e të gjithëve prandaj jemi në Përqevë bashkë me kryetarin Elezaj, deputeten Kalludra dhe të gjithë këta banorë për t’i dhënë mbështetje zhvillimit infrastrukturor që do të ndikojë në zhvillimin ekonomik dhe social të këtij rajoni”, thuhet të ketë thënë Lekaj.

Ministri Lekaj tha e investimi që po fillon sot, i gjatë rreth 4 kilometra me një kuotë buxhetore rreth 400 mijë euro, nuk do të jetë i fundit, duke ripërsëritur se së shpejti do të fillojnë edhe projektet si autostrada Klinë – Zahaq, zgjerimi i rrugës rajonale Klinë-Gjakovë dhe Autostrada e Dukagjinit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat