Beqaj: Qeveria përkrah bizneset me 9 milionë

Aktuale

Beqaj: Qeveria përkrah bizneset me 9 milionë

Më: 7 gusht 2018 Në ora: 12:29
Kryetari i OEK-ut, Berat Rukiqi, dhe ministri i Inovacionit, Besim Beqa

Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, në një takim me biznese në Odën Ekonomike të Kosovës, ka promovuar fondin për përkrahjen e bizneseve.

Në këtë takim të udhëhequr nga kryetari i OEK-ut, Berat Rukiqi, dhe ministri i Inovacionit, Besim Beqaj, bizneset e interesuara patën mundësi të informohen më shumë për punën dhe veprimtarinë e kësaj ministrie.

Beqaj tha se 91% e buxhetit të ministrisë që ai drejton janë të planifikuara për përkrahjen e bizneseve të sektorit privat, raporton Eo, transmeton Klan Kosova.

“Prej 10 milionë eurove për vitin 2018,  9.1 milionë  shkojnë për përkrahjeve të bizneseve të sektorit privat e tjera për shërbime administrative. Në bashkëpunimin e kemi me bizneset në mënyrë që të krijojmë kapacitete. Normalisht, përkrahim financiarisht edhe ndërmarrjet e reja edhe ndërmarrjet e vogla”, tha Beqaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat