Drejtpërdrejt nga Mbledhja e Qeverisë së Kosovës

Aktuale

Drejtpërdrejt nga Mbledhja e Qeverisë së Kosovës

Më: 7 gusht 2018 Në ora: 13:59
Qeveria e Kosovës

Me fillim nga ora 14:00 Kryeministri Ramush Haradinaj do të marrë pjesë në mbledhjen e Qeverisë.

Ndër pikat e rendit të ditës është propozim-vendimi që Rifat Jasharit t’i jepet statusi qytetar me merita të veçanta, propozim-vendimi për ndarjen e mjeteve financiare për festivalin e filmit Dokufest, po ashtu në rend dite është edhe ndarja e mjeteve për kooperativën e grave të Krushës, përcjell KosovaPress.

Ekzekutivin e presin edhe vendime për ndarje në shfrytëzim të pronave të komunave, ku figurojnë kërkesa e Komunës së Prizrenit, Podujevës, Ferizajt dhe Rahovecit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat