Nuk ka ndarje të territoreve apo korrigjim të kufijve, por ka Zajednicë, thotë ish deputeti i Parlamentit të Kosovës, Driton Tali.
Sipas tij, nuk është në interes të Serbisë me marr Leposaviqin dhe Zveçanin, e me i humbë manastirët në Graçanicë, Pejë, Deçan e Prizren.
Tali thotë se, Serbia ka interes për me i marr të jgitha vendbanimet me serbë, por pa shqiptarë.
Ja shkrimi i tij i plotëë:
Edhe një here po e përsërisë: s'ka ndarje-korrigjim, ka "Zajednice"!!!
Sepse, ne interes te kësaj Serbie nuk është me marre Leposaviqin e Zvecanin e m'i humb manastiret (kishat) e Garancisë, Pejës, Deçanit e Prizrenit!
Kurse Serbia demokratike do ta njeh Kosovën për faktin se e din qe s'mundet ma me sundu.
Mirëpo problemi është se kjo Serbi është ende larg prej asaj Serbie demokratike.
Prandaj, kësaj Serbie i duhet "Zajednica" e jo ndarja!
Ndarja e cila është ne interes te kësaj Serbie është ajo e cila ne vete përmban jo vetëm Deçanin e Garancinë por edhe Shtërpcën dhe vendbanimet tjera me serbe - ama pa shqiptare!
Por ajo ndarje s'mund te behet!!!