Kaq shumë shpenzohen për 36 këshilltarët e kryeministrit nga buxheti i Kosovës

Aktuale

Kaq shumë shpenzohen për 36 këshilltarët e kryeministrit nga buxheti i Kosovës

Nga: A.M. Më: 7 gusht 2018 Në ora: 17:26
Ndertesa e Qeverise

Ish-kryeshefi ekzekutiv i GAP-it dhe analisti politik, Agron Demi ka komentuar emrin e ish ministres së Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj në postin e këshilltares së kryeministrit Ramush Haradinajt.

Ai përmes një postimi në Facebook ka thënë se shpenzohen mbi 578 mijë euro në vit për me këshillu Kryeministrin dhe zëvendëskryeministrat, të cilët edhe ashtu veprojnë sipas tekeve të tyre.

Postimi i plotë:

Me emërimin e djeshëm të Reshitajt, Zyra e Kryeministrit i ka 36 këshiltarë politik. Mbi 578 mijë euro në vit për me këshillu Kryeministrin dhe zëvendëskryeministrat, të cilët edhe ashtu veprojnë sipas tekeve të tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat