Kryesia e LDK-së përfundon mbledhjen, nuk deklarohen për media

Aktuale

Kryesia e LDK-së përfundon mbledhjen, nuk deklarohen për media

Më: 7 gusht 2018 Në ora: 20:27
Pamje nga mbledhja e LDK-së

Pas gati tri orë të takimit të Kryesisë së LDK-së, zyrtarët e kësaj partie nuk janë prononcuar për media, duke thënë se do të lëshojnë një komunikatë për media.

Ata po ashtu nuk kanë dashur të bëjnë të ditur se çfarë u diskutua në këtë mbledhje, në të cilën mori pjesë për herë të parë kreu i LDK-së, Isa Mustafa, pas problemeve shëndetësore që kishte kohë më parë.

Sekretari i përgjithshëm i LDK-së, Ismet Beqiri, mos dhënien e deklaratave për media pas takimit të mbledhjes së kryesisë së LDK-së, e arsyetoi me fjalët “se ky është qëndrim i tyre”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat