Berisha tregon se si Enver Hoxha ia dha Kosovën Serbisë

Aktuale

Berisha tregon se si Enver Hoxha ia dha Kosovën Serbisë

Më: 7 gusht 2018 Në ora: 21:28
Ish-kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha

Ish-kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha ka folur rreth çështjes së ndryshimit të kufijve. Thotë se Enver Hoxha, është ai i cili ka kryer tradhtinë më të madhe ndaj Kosovës.

Sipas tij, Hoxha, e dorëzoi në dorë të serbëve dhe Titos Kosovën. Ai tha se Hoxha pranoi kushtet e Titos, i cili që në fillim kishte qëllime ogurzeza për trevat shqiptare.

“Tropoja është Malësi e Gjakovës, është pjesë e këputur nga trungu i saj Kosovë, kështu që interesi im për Kosovën është më i natyrshmi i të gjithë interesave të tjerë. Sot që diskutohen kufijtë e Kosovës e para gjë që më vjen në mend…më vijnë faqet më të zeza të historisë tonë kombëtare që i kemi shkruar vet ne shqiptarët, se ne jemi shumë të aftë, të gatshëm për të etiketuar, demoralizuar, fajësuar të tjerët… Jo se s’ kanë faje, kanë faje të rënda dhe krime të shëmtuara ndaj nesh, por ne i kemi bërë vetes atë që s’na kanë bërë të tjerët. Unë do të ndalem vetëm në këto, po them 70 vitet e fundit, s’po shkoj më parë. Pushtimi i Kosovës nga Serbia nga ushtritë e Titos u realizua kryekëput me mbështetjen e fuqishme të vëllezërve tradhtar shqiptar…”, tha Berisha në një intervistë për televizionin Dukagjini.

“Po flas Enver Hoxhën sepse Tito arriti të themelojë në Tiranë repartin e tij të Partisë Komuniste Jugosllave. Arriti të krijojë, siç thotë vetë Titoja… shih nuk kam më dëshirë të merrem me histori por të injorosh historinë, historia të ndëshkon. Pra, Tito krijoi repartin, krijoi dhe Lëvizjen Clirimtare të Shqiptarëve me qëllimin më kryesor për të shtypur Lëvizjen Nacionaliste të Shiptarëve dhe për ti sjellë brigadat shqiptare, siç i solli, ne Kosovë gjoja për çlirimin por në të vërtetë si prarojë e armatës e divizioneve  dhe brigadave serbo- malazeze për pushtimin e saj. Gjaku i shqiptarëve të Kosovës është gjaku që u derdh për shkak se brigadat shqiptare, me urdhër të Enver Hoxhës dhe Ramiz Alisë, që ishte i pranishëm, bënë gjithçka ndaj atyre që i pritën si vëllezër dhe ata u thoshin vëllezër keni serbët,. Ata kërkonin bashkim me Shqipërinë këta predikonin bashkim- vëllazërim me Serbinë dhe faktikisht  morën pjesë në çdo masakër që u krye përfshi Masakrën e Tivarit në gjithë trajektoren nga Kukësi gjersa u kalua Buna’, shtoi ish-presidenti shqiptar.

A ka përgjegjësi Enver Hoxha?

“Direkte! Direkte pa ansnjë diskutim ka dokumente por nuk po hyjmë sonte në histori. Akti i dytë ne na ka ndjek. Akti i dytë i tradhtisë madhore kombëtare ishte vota e deputetëve të Kosovës në vitet 80 një kohë kur rinia e Kosovës mbushi rrugët, sheshet e Prishtinës u përgjak”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat