Ky është paralajmërimi për Thaçin: Hapja e çështjeve të kufijve do të thotë luftë, nuk rrimë duarkryq

Aktuale

Ky është paralajmërimi për Thaçin: Hapja e çështjeve të kufijve do të thotë luftë, nuk rrimë duarkryq

Nga: Nehat Shaqiri Më: 8 gusht 2018 Në ora: 08:45
Hashim Thaçi

Kryetari i Ballit Kombëtar Demokrat, Gazmend Islami i reagon ashpër presidentit të vendit Hashim Thaçi për thirrjen e tij të bërë dje që të shkohet në referendum për çështjen e “rishikimit” të kufirit mes Kosovës dhe Serbisë, në mënyrë që përmes referendumit të vendoset që tri komunat shqiptare t’i bashkohen Kosovës.

“Kjo thirrje është një manovrim politik i Hashim Thaçit për t’i hapur rrugë politike Veriut të Kosovës për referendum”, thotë Islami për gazetën “Bota sot”.

Image
Gazmend Islami

“Pra, Thaçi dëshiron që përmes Luginës së Preshevës ta shpëtoj fytyrën e vet nga shkëputja e Veriut përmes referendumit apo një formimi i një mini-shteti serb në Kosovë që do të njihej nga Rusia, por edhe nga disa shtete mike të Serbisë”, thotë ai.

Sipas tij, përmes këtij referendumi që thirret nga Thaçi, iu hap mundësinë edhe komunave tjera brenda Kosovës, jo vetëm Veriu, por edhe ato që janë në zemër të Kosovës, që përmes referendumeve të kenë mundësi të krijojnë mini-shtete të vogla siç janë Lichtensteini apo edhe shtete të tjera.

“Balli Kombëtar Demokrat i bënë thirrje presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi që mos të luaj me kartën e imponimeve të kufijve ose për hapjen e kutisë së Pandorës, sepse hapja e çështjes së kufijve do të thotë një thirrje për luftë për qytetarët e Republikës së Kosovës”, thekson ai.

Ai thotë se, asnjë milimetër e tokës shqiptare nuk do të lëshohe dhe nuk do të lejohet as të përdhoset gjaku i mijëra dëshmorëve.

“Ndoshta kjo thirrje për presidentin është thirrje që nuk i mbush mendjen, por këtë e themi me përgjegjësi të lartë se shqiptarët nuk do të rrinë duarkryq për të humbur tokat shqiptare të cilat janë fituar me gjakun e dëshmorëve”, përfundon Gazmend Islami.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat