Deputeti i LDK-së i drejtohet Haradinajt: Shko në shpi, se s’je për këtë punë

Aktuale

Deputeti i LDK-së i drejtohet Haradinajt: Shko në shpi, se s’je për këtë punë

Nga: N.H Më: 8 gusht 2018 Në ora: 11:13
Ramush Haradinaj

Deputeti i LDK-së, Haxhi Avdyli, thotë se, përkundër se ka 36 këshilltarë, kryeministrin Ramush Haradinaj, askush nuk po e këshillon se çka po bëhet me asociacionin, askush se këshillon për dialogun dhe askush se këshillon për shitjen e vendit.

Sipas deputetit të LDK-së, Haradinajn askush se këshillon si të zhvillohet ky vend dhe si të ndalet ikja e rinisë drejt Evropës.

Në fund, Avdyli i drejtohet Haradinajt duke i thënë, “shko në shpi, se s’je për këtë punë”.

Ja postimi i plotë:

100 zv ministra, dhjetëra koordinator, e 36 këshilltar, dhe prapë qeveri e dështuar, e shtrenjtë, pa vizion , pa drejtim, e painformuar dhe shpesh e dëmshme. 36 këshilltar dhe askush se këshillon çka po bëhet me asociacionin, askush se këshillon për dialogun, askush se këshillon për shitjen e vendit. Askush se këshillon si të zhvillohet ky vend, si të ndalet ikja e rinisë drejt Evropës. Tërë ata këshilltarë dhe askush s’po i kujtohet ti ia jap këshillën kryesore: SHKO në shpi, se s’je për këtë punë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat