Pamje të rralla! Millosheviqi, gjeneralit Clark për shqiptarët: Ne dimë si t’i trajtojmë këta vrasës, dhunues dhe kriminel

Aktuale

Pamje të rralla! Millosheviqi, gjeneralit Clark për shqiptarët: Ne dimë si t’i trajtojmë këta vrasës, dhunues dhe kriminel

Nga: N.Sh Më: 8 gusht 2018 Në ora: 11:25
Wesley Clark

Kasapi i Ballkanit, Sllobodan Milloshevi, i cili ishte i burgosur nga Tribunali i Hagës për gjenocidin e kryer ndaj popullit shqiptar, i kishte thënë gjeneralit Wesley Clark se shqiptarët janë vrasës, dhunues dhe kriminel.

Për këtë, gjenerali Clark, ishte dëshmitar në rastin gjyqësor ndaj Millosheviqit.

Ai kishte rrefyer një bisedë interesante, të padëgjuar më herët, në mes tij dhe kasapit Millosheviq.

Gjatë një takimi që kishin zhvilluar kohë më parë në Beograd, Millosheviqi i kishte thënë gjeneralit Clark se shqiptarët janë dhunues, kriminel, vrasës, duke treguar se kanë vrarë shumë të tillë.

Ai u kthye kah unë dhe më tha: “Gjeneral Clark, ne dimë si t’i trajtojmë këta vrasës, dhunues dhe kriminelë”.

Ai më tha: E kemi bërë këtë edhe më parë.

Unë i thashë: Kur?

Ai më tha: “ Në Drenicë, në vitin 1946″

Unë i thashë: “Çfarë keni bërë”?

Ai më tha: “I kemi vrarë, i kemi vrarë të gjithë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat