Thaçi: Për t’u bashkuar me Luginën nëse ka nevojë e ndryshojmë edhe Kushtetutën

Aktuale

Thaçi: Për t’u bashkuar me Luginën nëse ka nevojë e ndryshojmë edhe Kushtetutën

Më: 8 gusht 2018 Në ora: 11:46
Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka thënë se kërkesën e Luginës për bashkim me Kosovën do ta prezantojë edhe në Bruksel.

Sipas tij kërkesa e shqiptarëve të asaj pjesë do të instucionalizohet në rrafshin ndërkombëtar.

Ndërsa sa i përket ndarjes dhe shkëmbimit të territoreve sipas tij flet vetëm Beogradi dhe propaganduesit tjerë.

“Krejt çka të bëjë me ndarje, shkëmbim e autonomi nuk kanë te bëjnë me adresën time”, tha presidenti. Ai tha se për t’u bashkuar me Luginën përkrah edhe  ndryshimin e Kushtetutës nëse ka nevojë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat