Ahmeti dënon vrasjen e dyfishtë në Gjakovë, kërkon dënim maksimal

Aktuale

Ahmeti dënon vrasjen e dyfishtë në Gjakovë, kërkon dënim maksimal

Nga: A.M. Më: 8 gusht 2018 Në ora: 16:00
Shpend Ahmeti

Kryetari i Partisë Social Demokrate (PSD), Shpend Ahmeti, ka reaguar pas vrasjes së dyfishtë që ka ndodhur në fshatin Brekoc të Komunës së Gjakovës.

Ai përmes një postimi në Facebook ka thënë se nuk mund të trajtohet vetëm si çështje sigurie dhe mosreagim i organeve të rendit.

Postimi i plotë:

Vrasja e dyfishtë ku burri vrau gruan dhe të bijen në Gjakovë nuk mund të trajtohet vetëm si cështje sigurie dhe mosreagim I organeve të rendit. Ne si shoqëri do të kemi raste të tilla përderisa kemi këtë marrëdhenie sociale burrë-grua e përderisa vajza e gruaja të jenë të diskriminuara në cdo hap, e përderisa roli I vajzës e gruas në familje mbetet I njejtë.

Në qoftë se e izolojmë këtë rast e shumë të tjerë si rast I një njeriu të cmendur atëherë as mos të befasohemi nga reagimet tepër të dobëta të organeve të rendit në lajmërimet e dhunës në familje. Shumica e shoqërisë sonë I mbyllim sytë e gojën karshi diskriminimit të përditshem te grave e vajzave në familjet tona. Aq janë normale sa që as që i vërejmë (pa përjashtu as vetën).

Duhet ta kemi guximin që problemin ta adresojmë ashtu sic është, I pabarazisë gjinore në shoqëri!!!

Ngushëllime familjes e denim maksimal vrasësit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat