Abazi tregon skenarin pas largimit të PDK-së: Tri shtylla ku mbështetet shteti i Kosovës dhe roli i Albin Kurtit

Aktuale

Abazi tregon skenarin pas largimit të PDK-së: Tri shtylla ku mbështetet shteti i Kosovës dhe roli i Albin Kurtit

Nga: P.R Më: 8 gusht 2018 Në ora: 21:16
Haki Abazi dhe Albin Kurti

Njohësi i zhvillimeve politike në vend, Haki Abazi, përmes një postimi në facebook, ka shkruar lidhur me tri shtyllat ku duhet të mbështetet shteti i Kosovës, pas largimit të PDK-së.

Abazi ka shkruar Lëvizja Vetëvendosje, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe pjesa e shëndoshe e ish pjesëtarëve të UÇK-së, janë tri shtyllat kryesore ku duhet të mbështetet shteti i Kosovë, duke analizuar të tri këto segmente.

“Sinkroinizimi i ketyre tre shtyllave eshte i doosdoshem per te derguar ne histori nje lase thellesisht te korruptuar dhe kriminalizuar dhe per te perballuar nivelin e krizes qe ka shkatuar PDK me satelitet e vet dhe gjithashtu tranzicionin qe do te ndodhe meqe aty fillon sfida e ballafaqimit me forcat qe kane krijuar dhe akumuluar kapital ne forma ilegale dhe rrjedhimsht behen forca frenuese te procesve reformatore. Angazhimi i potencialit nga te gjitha partite dhe sektori i trete eshte i domosdoshem per te fituar betejen me sfidat qe paraqiten zakonisht ne tranzicione pas dikataturave dhe sistemeve poltike e eknomike te deshtuara dhe agjendes anti Kosove te Serbise dhe sherbyesve te saj permbrenda vendit”, shkruan Abazi, përcjellë “Bota sot”.

Ky është postimi i plotë i Abazit:

Tri shtylla ku mbeshtet shteti i Kosoves nje dite pas PDK-se

E verteta e madhe eshte qe pozita dhe qendrimi i LVV ka qene shtylle kryesore e luftimit te faktoreve dhe proceseve antishtet. Roli i Albin Kurtit ne krijimin dhe konsolidimin e e te vetmes levizje te majte ne Ballkan te qendrueshme te bazuar ne levizje qytetare , mobilizim dhe kundershti te korrupcionit dhe proceseve degraduese. Edhe perkunder goditjeve dhe propagandes se fuqishme te aparatit kriminal shtetrore te udhehqur nga PRONTO kjo levizje socialdemokratike ka arritur qe te perballoje dhe te vazhdoje konsolidimin si parti moderne socialdemokratike me shtrirje dhe perfaqesim. Vetem nje levizje e fuqishme me qender te forte te gravitetit edhe ne jeten praktike por edhe ne ideologjine, parimet dhe principet demokratike ka mundur ti perballoje shantazhit qe ieshte bere neprmejt largimit te disa individeve qe tentonin ta paraqitnin si ndarje por ne fakt LVV ka treguar resilience te jashtezkonshme dhe si pol qendror i social demokracise me shume integritet po vazhdon te pefshije perveq bazes se vet te votuesve edhe nje numer te madhe te njerezve qe dikur besonin ne PDK. LVV u burgos dhe u perndjek ne vazhdimesi me tentimin qe PDK te mshehet prapa duke e shapllur LVV si antishtetrore dhe problamtike. Ky qellim nuk eshte arritur perkudnraxi LVV ka deshmuar qe mund te perballoje propaganden qe i gjasonte asaj te ish Jugosllavise kundrejt ilegales ne Kosove.

Ne anen tjeter shtylla tjeter e spektrit poltike te djathte, e vetme, eshte LDK e cila e ballafaquar me nje fushate te eger te eliminimit te patrioteve qe barten peshen e rende te viteve '90 ve deri ne perfudim te luftes. LDK si parti e pare shqiptare ne jeten plluraliste te ish Jugosllavise. Nje organizim unik ne praktiken dhe literaturen e clirmimt nga pushtuesi dhe ndertimin e paqes. LDK ka qene artikuluesja dhe ka drejtuar timonin e procesit gradual por mire te koordinuar edhe mbrenda edhe jashte Kosoves duk qene promotor i hapjes se dyereve te hekurta te diplomacise evropiane dhe amerikane. E udhequr nag Ibrahim Rugova , nje burre i urte, unifikues dhe mire i informuar per rrezikun e elementeve destruktive, LDK kishte mirembajtur kapacitetet e organizimit te sektorve vital qe ne bashkepunim me diasporen dhe bashkesine nderkobetare e ben edhe tranzcionin pasluftes shume me te lehte ne orgamzimin e jetes publike. Trasferimi nga administrata e UNMIK ne qeverine lokale ku shumcien e komunave e fitoi LDK pas luftes ka qene shume i lehte dhe efektiv edheperkuder vrasjeve misterizoe dhe kercnimeve permanente qe vinin kryesisht nga "Klani i peshkirave" qe me vone njifet si klani PRONTO. LDK perjetoi nje trondnitje te madhe duke u ballafaqur ne vazhdimesi me njrez te infiltruar per te shaktrruar berthamen e LDK. Ndarja e LDK krijon hapesire per klanin PRONTO por para kesaj viti 2004 shkakton termetine pare potlike dhe qartazi shihet tendenca e eliminimt te LDK nga fuqia poltike. 
LDK e plagosur dhe shume corganizuar nga goditejet, kerncimet dhe blerjet e kushtezimet fillon te perballet me nje krize te mbrendshem organizative dhe here pas here hezitime te angazhimit apo pasivizim i qellimshem i strukturave. Ardhja e Isa Mustafes ne krye te partise krijoi momentin e ri te riorganizimit te nendegeve dhe degev, takiemve te rregullta dhe nje lidhje orgnike me fuqishme ndermjet degeve dhe qendres. Jane dy gabime te jashtezkonshme qe ka bere LDK e para nga Famtir Sejdiu qe lejoi qe t embahen zgjedhjete para shpalljes se pavaresise dhe menjehre pas vdekjes se Rugoves. e cili skenar isht epergaditur nga Klani i nentokes " Pronto dhe Gabimi i dyte ishte pjesamrrja ne votim per te bere Thacin President edhe perkudner te gjitha tradhetive poltike qe kishte bere ne vazhdimesi. Veprimet qe LDK eshte duke bere ne vazhdimesi tanime ka marre formsim te nje partneritet te domodoshem dhe kritik te spektrit te djathte me ate te majte

Edhe LDK edhe LVV te cilat se bashku jane duke treguar pjekurine maksimale politike duke mos u bere pjese agjendes se shperberjes se shtetit. Veprimet si nje opozite e perbashket ne parlamentin e Kosoves perveq qe eshte duke ktyer besimin te votuesi se ka nje opcion dales nga kriza e thelle dhe mudesia e deshtimit te shtetit, eshte duke rritur edhe nivelin e resiliences politike te tyre duke mbyllur hapasiren ne te dy anet e spektrit poltike per partite tjera kalkulese dhe elementeve kriminal te tyre qe kane mbrenda. Ky partneritet ka rritur edhe niveline besimit te Bashkesia Nderkombetare se ka nje opcion real dhe te qendrueshem qe tejkalon matrapazllekun dhe paditurine e grupit mafioz qe ka kapitlaizuar rrejshem mbi vlerat e luftes dhe luften e UCK dhe eksperimenton me ceshtjet vitale te vendit.

Shtylla e trete e qendrueshmeris se shtetit dhe garances jane pjesa e shendoshe e ishpjestareve te UCK, shoqeria civile e vertete dhe e determinuar, mediat e pavarura edhepse pak ne numer, komuniteti kulturor e artisitik, dhe intelektuale dhe ekspert te rinje nga diapsora dhe vendi. Ky potencial i pa angazhura drejpersedrejti ne poltitike por qe eshte i zeshem dhe i zellshem ne mobilizimin e kapaciteteve njerezore dhe financiare eshte poashtu me redesi te madhe qe te vahzhdohet ne kursin endertimit te vlerave demkratike dhe rikthimin e parimeve dhe principeve te shtetit me llogaridhnje dhe drejtesi, zhvillim e qendrueshem, respektim te drejtave te njeriut, respektim te diveristetit etnik, religjioz e kulturor, dhe garantim te drejtave te grupeve minoritare pa nevojen e diskriminimit pozitive dhe pengmarrjes se procesve kushtetuese.

Sinkroinizimi i ketyre tre shtyllave eshte i doosdoshem per te derguar ne histori nje lase thellesisht te korruptuar dhe kriminalizuar dhe per te perballuar nivelin e krizes qe ka shkatuar PDK me satelitet e vet dhe gjithashtu tranzicionin qe do te ndodhe meqe aty fillon sfida e ballafaqimit me forcat qe kane krijuar dhe akumuluar kapital ne forma ilegale dhe rrjedhimsht behen forca frenuese te procesve reformatore. Angazhimi i potencialit nga te gjitha partite dhe sektori i trete eshte i domosdoshem per te fituar betejen me sfidat qe paraqiten zakonisht ne tranzicione pas dikataturave dhe sistemeve poltike e eknomike te deshtuara dhe agjendes anti Kosove te Serbise dhe sherbyesve te saj permbrenda vendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat