Ambasadori amerikan reagon për vrasjen në Gjakovë: Tragjike se ato nuk ishin të mbrojtura

Aktuale

Ambasadori amerikan reagon për vrasjen në Gjakovë: Tragjike se ato nuk ishin të mbrojtura

Nga: A.M. Më: 9 gusht 2018 Në ora: 10:43
Ambasadori i SHBA-së në Prishtinë, Greg Delawie

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Greg Delawie ka reaguar pas krimit tw rëndë që ka ndodhur në Gjakovë, ku Pjeter Ndrecaj ekzekutoi me armë zjarri kallashnikov ish bashkëshorten e tij Valbona Marku Ndrecaj dhe vajzën  e tyre 9-vjeçe.

Nw reagimin e tij ambasadori Delawie është shprehur se ndihet i trishtuar dhe i zemëruar për  vrasjen e tyre dhe se nuk ishin të mbrojtura.

Reagimi i ambasadorit Delawie:

I trishtuar dhe zemëruar thellë nga vrasja e një nëne dhe e bija në Gjakovë. Tragjike se ato nuk ishin të mbrojtura. Programi ynë #RuleOfLaw po punon me policinë, prokurorët, gjyqtarët për të siguruar që ankesat e dhunës në familje të marrin vëmendje të menjëhershme. Raporto abuzim në Helpline 0800 11 112.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat