Ky është takimi ku nisën fillet e ndarjes së Kosovës, Nano i disponuar dhe plot humor pas takimit me Millosheviqin

Aktuale

Ky është takimi ku nisën fillet e ndarjes së Kosovës, Nano i disponuar dhe plot humor pas takimit me Millosheviqin

Nga: P.R Më: 9 gusht 2018 Në ora: 11:11
Fatos Nano dhe kriminelit serb, kasapi i Ballkanit, Sllobodan Millosheviq.

Eksperti i sigurisë, Fadil Kajtazi, në faqen e tij në facebook, ka shkëputur një pjesë nga libri i tij “SIGURIA sfida qe vazhdon për Kosovën”, në të cilën flitet për fillet e ndarjes së Kosovës.

Sipas, asaj që shkruan aty, e gjitha kishte filluar nga takimi në Kretë, mes ish kryeministrit të Shqipërisë, Fatos Nano dhe kriminelit serb, kasapit të Ballkanit, Sllobodan Millosheviq.

“Nga një burim i besuar, kemi mësuar për atmosferën në të cilën u realizua takimi i Kretës Millosheviq – Nano i 4 nëntorit 1997. Ky takim është realizuar sy me sy dhe pas përfundimit, Nano del i disponuar dhe plot humor. Në paradhomën e pritjes ndodhej Paskal Milo, i cili e pyet. “Si ja kalove? “Më mirë se më Athanasin”, i përgjigjet Nano”, thuhet ndër tjera në pjesën e shkëputur nga libri.

Ky është postimi i plotë nga Kajtazi:

Fillet e ndarjes se Kosoves,

Pjese nga libri SIGURIA sfida qe vazhdon per Kosoven, faqe 158

38. A gjykoni se takimi i Kretës në njëfarë mënyre ishte skenar i luftës në Kosovë?

Një gjë e di që Millosheviqi në takimin e Kretës ka shkuar me platformë për zgjidhjen e problemit të Kosovës e i cili ka qenë ndarja. Ky opsion ka qenë i papranueshëm për bashkësinë ndërkombëtare të involvuar në problemin Jugosllav, sidomos për amerikanët. Pala shqiptare më sa di nuk ka pasur të përgatitur ndonjë platformë, sido që të jetë takimi i Kretës shënon kthesë në ngjarjet politike në Kosovë dhe mendoj se historia e vërtet për ngjarjet që pasuan pas vitit 1997, nuk pasqyrohen drejtë pa u publikuar detajet e këtij takimi për të cilin jam i bindur se ndonjë shërbim e ka inçizuar dhe do të publikohen pas disa viteve kur këtij dokumentacioni do t’i kaloj afati si dokument i klasifikuar (1).

1.Nga një burim i besuar, kemi mësuar për atmosferën në të cilën u realizua takimi i Kretës Millosheviq – Nano i 4 nëntorit 1997. Ky takim është realizuar sy me sy dhe pas përfundimit, Nano del i disponuar dhe plot humor. Në paradhomën e pritjes ndodhej Paskal Milo, i cili e pyet. “Si ja kalove? “Më mirë se më Athanasin”, i përgjigjet Nano. Deri më 1999, këtë ngjarje të atmosferës së përzemërt, nuk kemi mundur ta verifikojmë edhe nga një burim tjetër i pavarur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat