Ministrja Hoxha priti në takim ambasadorin e Kanadasë në Kroaci, thotë se këto dy vende kanë miqësi shembullore

Aktuale

Ministrja Hoxha priti në takim ambasadorin e Kanadasë në Kroaci, thotë se këto dy vende kanë miqësi shembullore

Më: 10 gusht 2018 Në ora: 13:36
Dhurata Hoxha të premten ka pritur në takim Ambasadorin e Kanadasë në Kroaci, i cili njëherit është ambasador jorezident për Republikën e Kosovës, Daniel Maksymiuk

Ministrja e Integrimit Evropian (MIE), Dhurata Hoxha të premten ka pritur në takim Ambasadorin e Kanadasë në Kroaci, i cili njëherit është ambasador jorezident për Republikën e Kosovës, Daniel Maksymiuk.

Kështu thuhet në njoftimin e MIE-së për media.

Në këtë takim u diskutua për procesin integrues dhe angazhimi institucional në këtë drejtim.

Më tutje në këtë komunikatë theksohet se Hoxha ka theksuar se zbatimi i MSA-së, është detyrë me prioritet e Qeverisë, dhe se kjo Marrëveshje sipas saj, është kontrata e parë në mes të Kosovës dhe Bashkimit Evropian.

“Ministrja po ashtu, çmoi lartë përkrahjen e Kanadasë dhe miqësinë e saj, për qytetarët dhe shtetin e Kosovës, duke e quajtur, miqësi shembullore. Procesi integrues është prioritet konsensual i vendit tonë, i partive politike dhe institucioneve qendrore e lokale, pa dallim. Ne kemi dëshmuar se jemi gati për procesin e liberalizimit të vizave, kemi plotësuar të gjitha kriteret si dhe jemi gati të zbatojmë obligimet tjera që dalin nga marrëveshjet ndërkombëtare”, ka shtuar ajo.

MIE-ja ka njoftuar se ambasadori jorezident i Kanadasë për Republikën e Kosovës, Daniel Maksymiuk ka theksuar se përkrah përkushtimin e Kosovës për rrugën integruese, duke ofruar përkrahjen e vendit të tij në këtë proces.

“Kanadaja ka qëndruar dhe qëndron krah Kosovës, theksoi ai, si një vend mik që kontribuon edhe në integrimet në institucionet ndërkombëtare”, ka theksuar Maksymiuk.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat