Musliu: Kartoni i Gjelbër mbetet shqetësim për mërgimtarët

Aktuale

Musliu: Kartoni i Gjelbër mbetet shqetësim për mërgimtarët

Më: 11 gusht 2018 Në ora: 12:17
Fatmire Musliu

Diplomacia vendore ka kapacitete që në mënyrë diplomatike t’i kundërvihet lobimit serb kundër Kosovës .

Kështu thotë ministrja -këshilltare në Ambasadën e Kosovës në Bernë, Fatmire Musliu.

Në një intervistë për kp Musliu ka thënë se ambasada e Kosovës në Bernë ka kapacitet për lobim, por që nuk ka staf të mjaftueshëm për t’i kryer shërbimet që kërkohen nga bashkatdhetarët atje.

Musliu: Diplomacia vendore ka kapacitete të‘i kundërvihet lobimit serb kundër Kosovës

“Jam më se e bindur se në diplomacinë e Kosovës ka kapacitete për t’iu kundërvu në mënyrë diplomatike lobimit serb, varet sa na lejohet me veprua. Por kapacitete kemi dhe ata e bëjmë punën e tyre, ne punën tonë , unë nuk e humbi kohën me u marr se një diplomat serb po e mbron vendin e vetë, por fokusohem në punën time ta mbroj edhe unë vendin tim dhe të gjitha argumentet çoftë historike dhe çoftë politike janë në anën time...Sa i takon punës së lobimit kemi staf të mjaftueshëm varet, duhet të shkoj gjithmonë edhe në proporcion me shtetin, në proporcion me buxhetin e shtetit, në proporcion me mundësitë e shtetit do të thosha kemi staf të mjaftueshëm , por sa i përket për shembull nevojave të qytetarëve zakonisht ata janë me qindra mijëra, na jemi me dhjetëra që është pak disproporcionale”, ka bërë të ditur Musliu.

Musliu ka sqaruar edhe punën që bënë ambasada në Bernë e që sipas saj ofron për bashkatdhetarë të gjitha dokumentet e gjendjes civile, pasi që interesimi i tyre është mjaft i madh për t’u pajisur me dokumente të Kosovës.

Musliu: Për bashkatdhetarët ofrojmë të gjitha dokumentet e gjendjes civile

“Ne jemi një ambasadë një seksion konsullor brenda ambasadës në Bernë, pastaj kemi konsullatën të përgjithshme në Gjenevë dhe kemi edhe një konsullatë në Cyrih, për nga shtrirja shpërndarja qëndrojmë mirë, megjithatë në raport me një numër shumë të madh të bashkatdhetarëve është prapë se prapë bukur e vështirë për t’iu dhënë shërbime si ata i dëshirojnë, edhe pse ne bëjmë përpjekje maksimale që në afate jashtëzakonisht të shkurta t’i përpunojmë lëndët e tyre”, u shpreh Musliu.

Ajo po ashtu gjatë kësaj interviste u shpreh se shqetësim për mërgatën mbetet Kartoni i Gjelbër.

Musliu: Shqiptarët jashtë Kosovës janë të shqetësuar për pritjen që u bëhet në Kosovë

“Sa i takon për shembull Kartonit të Gjelbër natyrisht që janë pak jo ndoshta të shqetësuar por të indinjuar , nuk është puna që ndoshta mërgimtarët nuk mund ta paguajnë një taks që e lyp këtu në kufij, janë më shumë të indinjuar pse iu kërkohet, dhe pse në atë mënyrë,pse ndalen në kufi, pse bëhen radhë, pse ndoshta priten keq, pse ndoshta nuk kuptohen shqetësimet e tyre”, ka deklaruar ajo.

Si sukses të punës së ambasadës së Kosovës në Bernë, Musliu e konsideron themelimin e Grupit të Miqësisë me 22 deputetë zviceran, të cilët sipas saj mund t’i shfrytëzojnë për lobim pozitiv për vendin.

Musliu: Kemi krijuar grupin e miqësisë me deputet e Parlamentit të Zvicrës

“ Nuk është pak për një ambasadë të vogël siç është Kosova, asnjë shtet nëse nuk gaboj Bosnja e ka një grup të tillë, por shumica e shteteve të rajonit nuk e kanë, dhe aty ku të jepet mundësia aty duhet të depërtosh nuk varet prej kuantitetit, varet nga kualiteti “, ka thënë ajo.

Vite më parë Fatmire Musliu ka shërbyer nëKonsullatën e Republikës së Kosovës në Berlin, dhe në Shtutgard.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat