Hiqet urdhri për ndërprerjen e pushimeve të policisë

Aktuale

Hiqet urdhri për ndërprerjen e pushimeve të policisë

Më: 11 gusht 2018 Në ora: 16:07
Ilustrim

Pas një urdhri operativ të Policisë së Kosovës që të gjithë pjesëtarët e Policisë të ndërpresin pushimet verore, ky vendim është anuluar.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani , i cili shtoi se nuk ka qenë për një kohë të gjatë ky pezullim i pushimeve.

Ai tutje ka thënë se është normalizuar ky proces për pushimet.  Urdhri për ndërprerjen e pushimeve ishte dhënë para datës 2 gusht pasi që ishte paralajmëruar për trazira në veriun e Kosovës.

Policia e Kosovës në vikendin e kaluar kishte planifikime operacionale dhe veprime të planifikimit të burimeve të saj njerëzore për realizimin e detyrave zyrtare në mënyrë sa më efikase.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat