Thaçi debaton me Carl Bildt dhe Daniel Serwer për Kosovën

Aktuale

Thaçi debaton me Carl Bildt dhe Daniel Serwer për Kosovën

Më: 12 gusht 2018 Në ora: 16:31
Hashim Thaçi dhe Carl Bildt

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka hyrë në debat në rrjetin social Twitter me dy nga njohësit e thellë të situatës në Ballkan, ish kryeministrin suedez Carl Bildt dhe analistin amerikan Daniel Serwer.

Presidenti Thaçi iu përgjigj një shkrimi të Bildt, ku ai pohon se nuk duhet bërë shkëmbime territoresh, por një autonomi për serbët e Kosovës, si marrëveshje finale.

Thaçi i ka thënë Bildt: “I dashur Carl Bildt, unë jam i përkushtuar në rrugën tonë drejt NATO-s dhe Bashkimit Europian. Ne duhet të arrijmë njohjen reciproke dhe raporte të fqinjësisë së mirë mes Kosovës dhe Serbisë, dhe gjithashtu të arrijmë paqen”.

“Marrëveshja për demarkimin e kufirit do të garantojë multietnicitetin tonë. Vonesat do na kushtonin shumë”.

Kjo ka shkaktuar që ish kryeministri suedez t’i përgjigjet duke thënë se “pajtohet me Thaçin”.

“Pajtohem. Është e domosdoshme që të lëvizet përpara. Është në interesin e Kosovës dhe Serbisë perspektiva e integrimit në Bashkimin Europian dhe institucione Euro-atlantike, duke mbrojtur kufijtë, interesat e përbashkët dhe karakterin multietnik të rajonit”.

Ndërkaq Thaçi ka qenë aktiv edhe në komunikim me analistin amerikan Daniel Serwer, njofton Klan Kosova.

Analisti amerikan e ka pyetur drejtpërdrejt presidentin; “A dëshironi vërtet të hapni për rinegocim marrëveshjen me SHBA-të dhe shumicën e vendeve të BE-së që i kanë dhënë njohje vendit tuaj? Kjo mund të përfundojë shumë keq”.

Presidenti Thaçi i ka dhënë përgjigje menjëherë.

“I dashur Daniel Serwer, jam i përkushtuar thellësisht të arrijmë anëtarësimin e Kosovës në NATO dhe BE. Bazuar në vlerat e përbashkëta që ndajmë. Bazuar në nevojën për të arritur siguri për fëmijët tanë. Duhet ta mbyllim kapitullin i cili do sjellë njohje reciproke dhe marrëdhënie të mira ndërfqinjësore në mes Kosovës e Serbisë”.

Presidenti ka shtuar se “jam kundër ndarjes, jam kundër shkëmbimeve, jam kundër status quosë. Jam kundër krijimit të një Republika Srpska në Kosovë. Por jam në favor të arritjes së demarkimit paqësor të kufirit prej 400 kilometrash në mes Kosovës e Serbisë”.

“Një marrëveshje e balancuar është në interesin e ne të gjithëve, përfshirë SHBA-në e BE-në”, ka thënë ai.

Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat