Zbulohet skenari/ Tmerrohen grekët: Po bëhet ‘Shqipëria Natyrale’! Skënderbeu është i yni!

Aktuale

Zbulohet skenari/ Tmerrohen grekët: Po bëhet ‘Shqipëria Natyrale’! Skënderbeu është i yni!

Më: 13 gusht 2018 Në ora: 16:56
Skënderbeu

Greqia sheh përtej propozimit propagandistik për “korrigjim kufijsh” të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Duke iu referuar deklaratës së kryeministrit Rama, në shkurt të këtij viti në Parlamentin e Kosovës, për një president të përbashkët dhe heqjes së kufirit midis dy vendeve, sipas Greqisë gjithçka është e orkestruar për të krijuar “Shqipërinë Natyrale”.

Analiza që shkon përtej propozimit të Thaçit është publikuar në “Deutsche Welle” në gjuhën greke e cila korrespondon me politikën zyrtare të vetë Athinës.

Në këtë analizë “Deutsche Welle” në gjuhën greke zbardh edhe një skenar se si do të bashkohet Shqipëria me trojet e saj të shkëputura padrejtësisht përgjatë historisë.

Skenari është i thjeshtë; Shqipëria kërkon së pari të bashkohet në një e vetme me Kosovën, gjë që nuk ia ndalon asnjë konventë ndërkombëtare, aq më tepër kur bëhet fjalë për vullnetin e popujve për të vendosur për komb-shtetin e tyre.

Analiza shkon më tej kur theksohet se Shqipërisë dhe Kosovës më pas do t’i bashkohet Lugina e Preshevës, Bujanoci, Medvegja, pjesa shqiptare e Maqedonisë dhe zonat e banuara nga shqiptarët në Mal të Zi.

Serbët dhe grekët po i tmerrohen një skenari të tillë, aq sa kur mendojnë se në Ballkan janë rreth 6 milionë shqiptarë. Ndërsa vetë ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandër Vulin u shpreh se shtetet e tjera në Ballkan duhet t’i frikësohen këtij skenari.

Si antitezë të këtij skenari, “Deutshce Welle” në gjuhën greke shtron si argument refuzimin kategorik të Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara për një bashkim të mundshëm. Ndërsa nuk ngurron ta cilësojë Skënderbeun si helen, duke tentuar të zhveshë shqiptarët nga autoktonia e tyre.

Analiza e plotë: Shqipëria dhe Kosova kanë hedhur prej kohësh në tryezë idenë për një president të përbashkët. Por, kjo ide mbetet ende në sirtar, për shkak të protestave të shumta të ndërkombëtarëve.

Megjithatë, midis dy vendeve ka hyrë në proces krijimi i një autoriteti të përbashkët doganor. Gjithashtu, heqja e kufirit midis Shqipërisë dhe Kosovës pritet të hyjë në fuqi nga janari i vitit të ardhshëm.

Ëndrra për një Shqipëri të Madhe apo siç njihet ndryshe “Shqipëria Natyrale”,  e cila synon të përhapet në kufijtë e saj “natyralë”,  në zonat jashtë kufijve të Shqipërisë, ku jetojnë shqiptarët, ka dalë sërish në sipërfaqe pas shumë dekadash.

Ky plan është rikthyer përgjatë javëve të fundit nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili tronditi gjithë opinionin publik shqiptar duke propozuar korrigjime kufijsh.

Propozimi i Thaçit ka të bëjë me bashkimin e Luginës së Preshevës Bujanocit dhe Medvegjës. Në këtë zonë jetojnë rreth 100.000 shqiptarë, të cilët nuk e kanë ‘pranuar’ Beogradin si autoritetin e tyre shtetëror.

Sipas Thaçit, këto “korrigjime kufijsh” janë të mundshme dhe të domosdoshme për shkak se Serbia nuk ka arritur t’u sigurojë të drejtat pakicave të tyre”.

Cilat territore do të përfshijë “Shqipërinë e Madhe”?: Skenari për një “Shqipëri të Madhe” refuzohet në mënyrë të rreptë nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara.

Vendet kryesore që mund të formojnë Shqipërinë e Madhe janë Shqipëria dhe Kosova. Gjithashtu, mund t’i bashkohen edhe gjysmë milioni shqiptarë që jetojnë në Republikën e Maqedonisë.

Po ashtu mund t’i bashkohen edhe shqiptarët e Serbisë Jugore si dhe disa dhjetëra e mijëra bashkatdhetarë që jetojnë në Malin e Zi.

Ky skenar përfshin edhe disa zona të Greqisë, por që shteti helen nuk njeh ekzistencën e asnjë minoriteti shqiptar në këtë vend.

Shqiptarët që jetojnë në rajonin e Ballkanit jashtë Shqipërisë vlerësohen në 6 milionë.

Eksperti gjerman për Shqipërinë, Andreas Wildermut e sheh këtë çështje me një temperament krejt të ftohtë.

Sipas ekspertit, Shqipëria dhe Kosova po kërkojnë që “nën një bashkim formal të arrijnë sa më shumë njësi të tjera shqiptare të jetë e mundur”.

Ky është një “qëllim legjitim, pasi nuk mund të imponohen mbi to rregullat në fuqi në Bashkimit Evropian”.

Natyrisht, Serbia po përballet me këtë çështje, e cila pas humbjes së Kosovës, kërkon të fitojë kontrollin mbi këtë territor.

Pak ditë më parë gazeta pro-qeveritare serbe “Politika” shkroi në faqen e parë: “Tirana dhe Prishtina po krijojnë Shqipërinë e Madhe”

Ndërsa vetë ministri serb i mbrojtjes Aleksandar Vulin tha: “Të gjitha shtetet e Ballkanit duhet të frikësohen dhe kanë arsye për ta bërë këtë. Realizimi i kësaj ideje do të ishte “fatkeqësi”.

Mbetjet osmane, heronj të vjetër dhe të rinj: “Kombi shqiptar ka qenë prej kohësh i shpërndarë në më shumë shtete. Shqiptarët shpesh krahasohen me kurdët. Për shumë shekuj ata jetonin në Perandorinë Osmane dhe 100 vjet më parë ata shpallën pavarësinë. Ajo çfarë i bashkon ata në këtë ditë është gjuha shqipe, por edhe adhurimi i heroit kombëtar Skënderbeut ose Gkergi Kastrioti, apo helenisti Georgios Kastrioti, i cili në shekullin e 15-të organizoi një lëvizje revolucionare kundër zgjedhës osmane.

Deri tani, monumentet e tij janë në shumë fonograme shqiptare. Ndërsa një monument i ngjashëm me atë të Tiranës është ende në ndërtim e sipër në qytetin e Ulqinit, Malin e Zi, ku jetojnë kryesisht shqiptarët.

Partia e dytë më e madhe në Kosovë, Vetëvendosja është shprehur qartë dhe prerë në favor të bashkimit me Shqipërinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat