Rreth 430 mijë euro për projektet rrugore të Kaçanikut

Aktuale

Rreth 430 mijë euro për projektet rrugore të Kaçanikut

Më: 14 gusht 2018 Në ora: 13:26
Foto

Zëvendësministri i Infrastrukturës Rexhep Kadriu të martën priti në takim kryetarin e komunës së Kaçanikut Besim Ilazi, me ç’rast nënshkruan memorandumet dhe ankeset që kapin vlerën e 429,180 euro.

Në kuadër të këtyre marrëveshjeve do të realizohen këto projekte rrugore:  Asfaltimi i rrugëve lokale në qytetin e Kaçanikut, në vlerë prej 151,741 euro; asfaltimi i rrugëve Lushi, Gërlicë, Gabrricë, Trupaj, Rezhancë-Dullovi të Kacanikut, në vlerë prej 214,355  euro; asfaltimi i rrugës që lidh fshatin Nikë me magjistralen N2, në vlerë prej  63,084 euro. 

Zëvendësministri Kadriu dhe kryetari Ilazi, biseduan edhe për rrjedhën e realizimit të projekteve aktuale në Kaçanik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat