“Angela Merkel shuplakë Thaçit, tash i ka dy mundësi”

Aktuale

“Angela Merkel shuplakë Thaçit, tash i ka dy mundësi”

Nga: P.R Më: 14 gusht 2018 Në ora: 15:16
Hashim Thaçi dhe Angela Merkel

Profesor, doktor, Binak Maxharraj, përmes një postimi në facebook, ka komentuar deklaratën e Angela Merkel për kufijtë e Ballkanit.

Sipas tij, kjo është një shuplakë për Thaçin.

“Mshele gojën nuk ka ndërrim të kufijve në Ballkan. Je shumë i vogël më luajt lojëra të mëdha në Ballkan. Pra, të gjithë janë kundër Thaçit: Ndërkombëtarët, shtetet i Kuintit në Kosovë ,opozita në Kosovë, shoqëria civile. Por se fundit doli haptas kundër edhe Partia e tij PDK. Thaçi ka mbetë i vetmuar. Të vetmen prehje për ngushëllim i ka mbetë krimineli Vuçiq i cili ia vrau dhe masakroi popullin e vetë. Ky këto ditën e vrau bëjnë politikisht. Ka mbetë në skenën politike si kufomë e gjallë që po jepë shpirte”, ka shkruar Maxharraj, përcjellë “Bota sot”.

Image
Binak Maxharraj

Sipas tij, jeta politike e Thaçit, ka marrë fund.

“Ka mbetë si qyqe e vetme në folën e sajë. Më këtë jeta e tij politike ka marrë fund, por po rrinë në Presidencës si një cung, derisa ta qesin jashtë. I ka dy mundësi të lypë azil politik të vëllau i tij Erdogan në Turqi, por pse jo ndoshta edhe të shoku i tij Vuçiq në Serbi. E patë më sot puna e tij. Angela Merkël e fuqishmja e e Evropës sot e varrosi për së gjalli”, përfundon shkrimin e tij, profesor, doktor Binak Maxharraj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat