“Tragjedi të re në Ballkan”, profesori universitar tregon se cilat vende mund t’i përfshijë ndryshimi i kufijve

Aktuale

“Tragjedi të re në Ballkan”, profesori universitar tregon se cilat vende mund t’i përfshijë ndryshimi i kufijve

Nga: P.R Më: 14 gusht 2018 Në ora: 16:56
Foto ilustrim

Profesori universitar, Milazim Krasniqi, përmes një postimi në facebook, ka shkruar se ndryshimi i kufijve në Ballkan ka efekt domino, ku sipas tij do të përfshinte edhe shumë vende tjera.

Image
Milazim Krasniqi

“Korrigjimi i kufirit në Ballkan, me efektin e dominove që rrëzohen njëri pas tjetrit, mund të përfshijë këto pika kritike: veriun e Kosovës, Luginën e Preshevës, Epirin Verior, Iliridën, Republikën Serbe (BeH), Sanxhakun, (Camërinë vetëm në letër.) Pra, konfliktet mund të ringjallen ndërmjet serbëve e shqiptarëve, serbëve e boshnjakëve (dhe kroatëve) shqiptarëve e grekëve, maqedonasve e shqiptarëve, boshnjakëve e serbëve, boshnjakëve e malazezve, Ky do të ishte kthim në katrahurën e luftërave ballkanike. Në fakt, ky do të ishte konspiracion kundër BE-së. Kush po e synon shkatërrimin e BE-së, duke nxitur një tragjedi të re të Ballkan? Kush po e synon një katastrofë të re, si ajo e Sirisë, kësaj radhe në Evropë?”, shkruan Krasniqi, përcjellë “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat