Ahmeti reagon pas dorëheqjes së prokurorit Blakaj

Aktuale

Ahmeti reagon pas dorëheqjes së prokurorit Blakaj

Më: 15 gusht 2018 Në ora: 16:04
Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti

Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti u është bashkuar zërave që kanë reaguar pas dorëheqjes së prokurorit Elez Blakaj, i cili ka hetuar listat e veteranëve.

Ahmeti e ka quajtur “fshehtësi publike” atë se numri i veteranëve nuk përkon me numrin real të ushtarëve të UÇK-së.

“Prokurori që ka hetuar listat e veteranëve, Elez Blakaj paska dhënë dorëheqje. Tani po del në lajme se i njejti prokuror paska dorëzuar aktakuzë në prokurorinë speciale ndaj personave të profilit të lartë të ish-komandantëve të UCK për manipulim me lista. Prokuroria Speciale ende nuk e ka proceduar aktakuzën në Gjykatë.Në qoftë se kjo është e vërtetë, atëherë kjo është test për shoqërinë tone dhe për sistemin tone të drejtësisë. Gati se është fshehtësi publike që numri i veteranëve nuk përkon me numrin real të Ushtarëve të UCK. Ky manipulim nuk I bënë nder Ushtrisë, nuk I bën nder as komandantëve por më së shumti është mos respekt ndaj dëshmorëve të luftës”, ka shkruar ai.

Ahmeti ka thënë se nëse kjo është e vërtetë, të gjithë duhet të japin mbështetjen e pa rezervë për prokurorin në fjalë për tu hetuar dhe zbardhur ky rast deri në fund.

“Këtë ja kemi borxh luftëtarëve të vërtetë”, përfundon i pari i kryeqytetit.

Blakaj ka dhënë dorëheqje pasi është kërcënuar për shkak të hetimeve që ka bërë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat