Fotografi e Rugovës pas ardhjës nga Haga: Geci tregon çka tha kur u kthye pas dëshmisë kundër Millosheviqit

Aktuale

Fotografi e Rugovës pas ardhjës nga Haga: Geci tregon çka tha kur u kthye pas dëshmisë kundër Millosheviqit

Nga: N.Sh Më: 15 gusht 2018 Në ora: 16:55
Ibrahim Rugova dhe Esat Geci

Esat Geci, njëri prej shtatë vëllezërve Geci nga Llausha, i cili ishte sigurim i afërm i presidentit Ibrahim Rugova, ka publikuar një fotografi me presidentin pas ardhjes nga Gkykata ndërkombëtare e Hagës në Kosovë, shkruan gazeta “Bota sot”.

Rugova ishte në Hagë për të dëshmuar kundër krimeve të kasapit të Ballkani, Sllobodan Millosheviq.

Geci në rrjetin social Facebook, shkruan se, pasi kishte mbërri në Kosovë, dr. Ibrahim Rugova ai kishte dalur ta pret në aeroportin e Prishinës, dhe kishin bërë këtë fotografi.

Ai thotë se, Rugova kishte deklaruar se Kosova shumë shpejt do të jetë shtet i çdo shtet i botës.

“Nje foto me presidentin Rugova pas ardhjes nga gjykata nderkombtare në Haga ku aty i tregoj botes se keshtu mbrohet Kosova pasi e morem në ajroportin e Prishtines dhe e derguam ne shtepin e ti e bëm kët foto dhe me buzqeshje me tha shpejt Kosova dot jet shtet si gjdo shtet tjeter i botes”, shkruan Geci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat