Vjosa Osmani me akuza të rënda ndaj Thaçit: Po e përkrah krijimin e shtetit të dytë serb në Ballkan

Aktuale

Vjosa Osmani me akuza të rënda ndaj Thaçit: Po e përkrah krijimin e shtetit të dytë serb në Ballkan

Nga: A.M. Më: 15 gusht 2018 Në ora: 19:32
Vjosa Osmani

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se Serbia përmes idesë së ndryshimit të territoreve me Kosovën dëshiron të hapë ‘Kutinë e Pandorës’ për të inkurajuar pavarësinë e Republika Srpskas.

Për më tepër, përmes një postimi në Facebook, Osmani ka shkruar se presidenti i Kosovës Hashim Thaçi mbetet i vetmi politikan në rajon (krahas Vuqiqit dhe Dodikut) që përkrahë këtë politikë të rrezikshme për Kosovën dhe rajonin.

Postimi i plotë:

Milorad Dodik, lideri i Republika Srpska në Bosnje- një produkt i politikave gjenocidale — me ndihmën e Rusisë po vazhdon të armatosë forcat paramilitare serbe në këtë entitet. Diskursi i tij për ndarje dhe ndryshim të territoreve është në sinkron me atë të mentorëve të tij në Beograd (Vuqiq e Dacic) dhe në Rusi (Putin e Lavrov) dhe në përputhje me politikën e jashtme të Serbisë për krijimin e Serbisë së Madhe dhe politikën e jashtme Ruse për krijimin e konflikteve të ngrira dhe zonave jostabile në Ballkan.

Pa dyshim se Serbia përmes idesë së ndryshimit të territoreve me Kosovën dëshiron të hapë ‘Kutinë e Pandorës’ për të inkurajuar pavarësinë e Republika Srpskas dhe përmes saj, krijimin e shtetit të dytë serb në Ballkan. Hashim Thaçi mbetet i vetmi politikan në rajon (krahas Vuqiqit dhe Dodikut) që pëkrahë këtë politikë të rrezikshme për Kosovën dhe rajonin. Mesazhi fundit i Kancelares Merkel është një dush i ftohtë më se i mirëpritur për kokat destruktive e destabilizuese të Ballkanit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat