Ambasada publikon fjalët e Merkelit, tri gjerat e panegociushme për kancelarën gjermane

Aktuale

Ambasada publikon fjalët e Merkelit, tri gjerat e panegociushme për kancelarën gjermane

Nga: P.R Më: 16 gusht 2018 Në ora: 17:04
Angela Merkel

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ditë më parë në një konferencë për media, pas takimit me kryetarin e Këshillit të Ministrave të Bosnje dhe Hercegovinës, Denis Zvizdiq, tha se ka tendenca të caktuara në Ballkanin Perëndimor dhe se po flitet për rivendosje të kufijve, gjë e cila, sipas mendimit të saj nuk mund të bëhet.

Ndërsa, sot, ambasada gjermane në Kosovë, ka publikuar në faqen e tyre në facebook, pjesën e fjalimit të Merkelit, ku ajo flet për ndryshimet e kufijve në Ballkan.

“Ne sot u pajtuam për tre gjëra, të cilat të themi, qëndrojnë mbi të gjitha. E para, është fakti që integriteti territorial i shteteve të Ballkanit Perëndimor është përcaktuar dhe është i pacenueshëm. Këtë duhet theksuar në mënyrë të përsëritur, sepse në mënyrë të përsëritur ka përpjekje për të diskutuar ndoshta edhe një herë për kufijtë. Këtë nuk mund ta bëjmë. Nisur nga kjo, ne natyrshëm jemi të pajtimit se qëndron perspektiva europiane për të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor”, janë fjalët e kancelarës gjermane, Angela Merkel, të postuara në faqen zyrtare në facebook nga Ambasada e Gjermanisë në Kosovë, përcjellë “Bota sot”.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat