Tomë Gashi ka një thirrje për prokurorin e dorëhequr Elez Blakaj

Aktuale

Tomë Gashi ka një thirrje për prokurorin e dorëhequr Elez Blakaj

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 16 gusht 2018 Në ora: 17:31

Një ndër Prokurorët më profesional në Kosovë z. Elez Blakaj ka dhënë dorëheqje nga pozita e tij, i detyruar nga ata të cilët i ka hetuar dhe duket se edhe ka ngritur aktakuzë kundër tyre për krime tepër serioze.

Ky është reagimi që vjen nga avokati Tomë Gashi, i cili në një postim në faqen e tij, facebook, ka ironizuar ata të cilët e detyruan Blakën që të jap dorëheqje, dhe duke nxitur atë njëkohësisht, që ti bëjë publike emrat e tyre.

Ky është postimi i tij i plotë:

Në interes të shtetit të Kosovës dhe të drejtësis Prokurori Blakaj do të duhej që të gjente mundësi t’i bëjë publike emrat e atyre të cilët i ka hetuar për keqpërdorime, çfarëdo lloje qofshin ato dhe posaçërisht për ato që ndërlidhen me listat e ish-pjesëtarëve të UÇK-së.

Dihet se një numër jashtëzakonisht i madh i tyre përfitojnë në mënyrë të rrejshme dhe mashtruese para nga buxheti i Kosovës e që kurrë nuk kanë qenë pjesëtarë të UÇK-së, por të cilët kanë qenë dhe janë mashtrues ordinere.

Jo shumë larg publikoheshin në Media edhe ata të cilët nuk e paguanin energjinë elektrike apo shpenzimin e ujit dhe të ngjashme. 
Kështu që, Prokurori Blakaj do të duhej që t’i bënte publike emrat e atyre që i kanë bërë presion për të dhënë dorëheqje nga Sistemi Juridik i Kosovës dhe kështu i bënë përfundimisht një shërbim të mirë Kosovës si shtet, UÇK-së dhe drejtësisë në përgjithësi.

Sepse ata persona qofshin zyrtarë shtetërore apo politik ,apo ish eprorë të UÇK-së do të përballen me një Prokuror tjetër për presionet që ia kanë bërë atij dhe përfundimisht do të njollosen aq shumë saqë ndikimi i tyre do të eliminohet përjetësisht ndaj atyre të cilët punojnë për drejtësi.

Prokurori Elez Blakaj e ka për obligim të “hakmerret” ndaj tyre duke i bërë publike emrat e të hetuarve, të akuzuarve dhe atyre që i kanë bërë presion ta lejë punën e tij, që e ka bërë me shumë sukses.

Këtë z. Elez Blakaj ia ka borxh dhe atyre që e kanë ndihmuar në shkollimin dhe profesionalizmin e tij të cilin askush asnjëherë nuk e ka vënë në dyshim duke përfshirë edhe veten time si Avokat në raste të punës së tij si Prokuror për vepra penale të krimeve tepër të rënda duke përfshirë edhe veprat penale të krimeve të luftës.

Prokurorin Blakaj unë dua ta mbajë në mend si prokuror të dijshëm, me shkathtësi të veçanta juridike, të guximshëm dhe për këto arsye ai duhet të "HAKMERRET", ka shkruar avokati Gashi në një postim në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat