Si të shpëtohet Kosova nga masakra e liderëve politik?

Aktuale

Si të shpëtohet Kosova nga masakra e liderëve politik?

Nga: N.Sh Më: 16 gusht 2018 Në ora: 17:39
Hashim Thaçi

Idenë e presidentit Hashim Thaçi për shkëmbim territoresh me Serbinë, analisti politik, Islam Krasniqi e quan vetëm oferi mediatike dhe asgjë më shumë.

Ai thotë se, kjo do të përcillet edhe me protesta nga partitë e opozitës.

“Nëse bazohemi nga praktika e kaluar pos një oferie mediatike s’do të ndodh asgjë tjetër, do të përcillet me protesta nga partitë opozitare gjegjësisht nga VV-ja apo edhe nga ish partiaket e tyre që ishin bashkë deri dje asgjë më shumë”, thotë Krasniqi për gazetën “Bota sot”.

Image
Islam Krasniqi

Ai thotë se, presidenti Thaçi gjithmonë ka matur dhe prerë vetë sipas mendjes së tij, pa e pyetur apo konsultuar me askënd, edhe pse kanë qenë vendime të rëndësishme të cilat kanë dëmtuar apo prekur edhe sovranitetin ku të tjerët se kanë gjetur formulën që ato vendime të pezullohen apo ndalen.

“Presidenti Thaçi gjithmonë ka një arsye e cila e fuqizon atë, nëse bazohemi në deklaratat e tij mediatike kur thoshte së nëse hapet pako e presidentit Ahtisari do të hapet edhe Kutia e Pandarës, e në realitet pako e presidentit Ahtisari u hapë por Kutia e Pandarës nuk u përmend, kemi edhe shembullin e fundit lidhur më Demarkacionin, deshën ta djegin shtetin që ajo marrëveshje të pezullohet dhe të kthehet prapa duke filluar nga pika zero, e në realitet ajo u ratifikua ashtu siç ishte, një gjë e tillë mund të ndodh edhe me shkëmbim territoresh apo ndarje siç po përmendet në opinion, ku presidenti mund të pranoi si kusht për vazhdimin e negociatave për në shtëpinë e madhe BE-në, duke e bosnjarizuar Republikën e Kosovës, sepse akoma qytetarët nuk janë vetëdijesuar që të vendosin vetë për fatin e çështjeve madhore apo nacionale, duke e shpëtuar Republikën nga masakra që po i bëhet nga lider të përgjegjshëm”, për fundon Islam Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat