Zbulohet një fotografi e Albin Kurtit para tankeve të Millosheviqit!

Aktuale

Zbulohet një fotografi e Albin Kurtit para tankeve të Millosheviqit!

Nga: N.Sh Më: 16 gusht 2018 Në ora: 20:04
Albin Kurti gjatë demonstratave

Një fotografi e publikuar nga një faqe e facebookut, “Albin Kurti Kryeministër”, e liderit të VV-së, Albin Kurtit është bërë virale në rrjetet sociale.

Kjo faqe, ka publikur një fotografi gjatë demonstratave të shqiptarëve gjatë viteve të 80-ta, ku shihet Albin Kurti në ballë te tankeve serbe, shkruan gazeta “Bota sot”.

‘Albin Kurti si luan para makinerisë dhe tankeve të Millosheviqit gjatë demostratave”, shkruan faqja e cila e publikoi këtë fotografi.

Albin Kurti, në atë kohë ishte student në Universitetin e Prishtinës dhe ishte një prej organizatorëve të asaj kohe të demonstarave që ndryshuan kahjen e ish Jugosllavisë.

Kurti, si gjithmnonë ishte i pari, ashtu siç shihet edhe në fotografi, ai është para tankeve të kasapit të Ballkanit, Sllobodan Millosheviq.

Ishin këto demonstrata që dridhen themelet e Serbisë nga ku edhe filloj një organizim mbarëkombëtarë për t’i bërë ballë kriminelit Millosheviq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat