Deklarata e Merkel “një dush i ftohtë” për kokat destabilizuese të Ballkanit

Aktuale

Deklarata e Merkel “një dush i ftohtë” për kokat destabilizuese të Ballkanit

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 16 gusht 2018 Në ora: 20:58
Kancelarja Gjermane Angela Merkel

Serbia vazhdon me zakonin e vjetër, pasi përmes idesë së ndryshimit të territoreve me Kosovën ajo dëshiron të hapë ‘Kutinë e Pandorës’ për të inkurajuar pavarësinë e Republika Srpska dhe përmes saj, krijimin e shtetit të dytë serb në Ballkan.

Nga ana tjetër, Hashim Thaçi mbetet i vetmi politikan në rajon (krahas Vuçiçit dhe Dodikut) që përkrahë këtë politikë të rrezikshme për Kosovën dhe rajonin.

Kështu vlerëson opinionisti Nexhat Haziri sipas të cilit, mesazhi fundit i Kancelares Merkel, është një dush i ftohtë më se i mirëpritur për kokat destruktive e destabilizuese të Ballkanit.

Image
Nexhat Haziri

“Ky opsion që krijon destabilitet politik dhe të sigurisë në Ballkan, e që nuk mund të bëhet me marrëveshje dhe dakordim në tavolina, por që do të ishte një shkëndijë për ta ndezur Ballkanin dhe për ti kthyer tragjeditë njerëzore sikur ato në fillim të viteve të '90-ta. Po ashtu ky opsion është kundër interesave të perëndimit dhe investimeve të mëdha të BE-së dhe SHBA-së që rajonin e Ballkanit ta bëjnë pjesë e vlerave demokratike e humane të perëndimit. Ky opsion i shikon përshtati vetëm Serbisë dhe Rusisë për shtrirjen e interesave të tyre gjeostrategjike, sidomos krijimin e afërsisë për dalje në detin Adriatik”, është shprehur opinionsti Haziri.

Ndryshe ditë më parë kancelarja gjermane Angela Merkel, ka deklaruar se kufijtë e Ballkanit janë të paprekshëm dhe të pacenueshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat