Shpenzimet e shtrenjta të Thaçit nëpër darka e pije të shtrenjta, si po e pëson populli i Kosovës?

Aktuale

Shpenzimet e shtrenjta të Thaçit nëpër darka e pije të shtrenjta, si po e pëson populli i Kosovës?

Drilon Rrahmani Nga Drilon Rrahmani Më 16 gusht 2018 Në ora: 22:10
Hashim Thaçi

Këto ditë është raportuar për aferat e shpenzimeve të larta të presidentit Thaçi nëpër darka të shoqëruara me pije të shtrenjta. Madje, presidenti kishte porositur verë të kuqe që kushtonte rreth 120 euro.

Këtë e komenton për “Bota sot” analisti politik Faik Krasniqi, i cili thotë se kjo klasë politike është kujdesur mirë për vetën e tyre sa i përket benifiteve të shfrenuara.

Image
Faik Krasniqi

“Kosova e pasluftës ka pasur vetëm Qeveri, Kuvend dhe Presidenca të njëpasnjëshme të luksit. Kjo klasë politike pa përjashtim është kujdesur mirë për veten e tyre sa i përket benefiteve, pagave të majme dhe luksit të shfrenuar. Por jo edhe për zhvillim ekonomik dhe mirëqenien e qytetarëve”, ka thënë Krasniqi.

Ai shton tutje se presidenti aktual, Hashim Thaçi ka ushtruar terror psikologjik ndaj popullit, e kjo sipas tij nuk është për tu çuditur.

“Padyshim që këtu nuk bën përjashtim as Presidenti Thaçi. Prandaj nuk çuditem fare që paranë e qytetarëve i keqpërdor për darka dhe pije alkoholike të shtrenjta, një klasë politike dhe një President që dy dekada janë duke ushtruar gjenocid dhe terror psikologjik ndaj këtij populli dhe duke i varfëruar ata”, theksoi Krasniqi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat