19 mijë veteranët e rremë i kushtojnë shtetit rreth 40 milionë euro në vit

Aktuale

19 mijë veteranët e rremë i kushtojnë shtetit rreth 40 milionë euro në vit

Më: 16 gusht 2018 Në ora: 22:21
Ilustrim

Sot kryeprokurori i shtetit Akeksandër Lumezi tha se janë 19 mijë persona që jashtëligjshëm kanë fituar statusin e veteranit dhe marrin benefite nga shteti.

Duke bërë një llogaritje të thjeshtë 19 mijë veteranë e rremë që sot i përmendi kryeprokurori i shtetit,  i marrin 175 euro në muaj i kushtojnë buxhetit të shtetit 3 milionë e 325 mijë euro, vetëm për një muaj, shkruan lajmi.net. Ndërsa duke i mbledhur për një vit shuma del të jetë 39 milionë e 900 mijë euro.

Ka pasur dhe ka vazhdimisht reagime për listat e fryra të veteranëve që gjithsej përbejnë 38 mijë e 253 veteranë që marrin pensione.

Ditë më parë, prokurori i Prokurorisë së Posaçme të Kosovës, Elez Blakaj, i cili po merrej me verifikimin e listave të veteranëve të UÇK-së ka dhënë dorëheqje për shkak të kërcënimeve.

Dorëheqja e tij ka nxitur shumë reagime, kjo me faktin se për të njëjtin thuhet se ka pranuar kërcënime të shumta derisa po zbardhte dyshime për listat e fryra të veteranëve.

Ndryshe, kryeprokurori Lumezi në një intervistë tha: “Është bërë bujë e madhe rreth dorëheqjes së prokurorit (Elez) Blakaj, mirëpo ende në mjetet e informimit nuk është treguar arsyeja kryesore se pse ky prokuror ka dhënë dorëheqje nga Prokuroria Speciale. Ndërkohë, ne kemi marrë një shkresë nga prokurori Blakaj. Faktikisht, ajo shkresë konsiderohet si akt-dorëheqje nga prokurori Blakaj, ku ai thekson se është i nderuar që ka punuar brenda sistemit prokurorial të Kosovës dhe në veçanti në Prokurorinë Speciale të Kosovës, e cila është njëra ndër Prokuroritë më kryesore në Republikën e Kosovës.” 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat