Shkrimtari Kraja kundër Ramës: Ka ‘gatuar’ deklaratën e Vuçiqit për shkëmbim kufijsh

Aktuale

Shkrimtari Kraja kundër Ramës: Ka ‘gatuar’ deklaratën e Vuçiqit për shkëmbim kufijsh

Më: 16 gusht 2018 Në ora: 22:24
Mehmet Kraja

Shkrimtari i njohur Mehmet Kraja del kundër kryeministrit Edi Rama.

I ftuar në “Letërsia dhe qyteti” me Alda Bardhylin e Beti Njumën, Kraja u shpreh se deklarata e presidentit serb Aleksandër Vuçiç për korrigjim kufijsh është gatuar nga Edi Rama.

Sipas tij, Shqipëria duhet të distancohet pasi nuk mund të ndikojë në këtë çështje përveçse negativisht.

Kraja tha se Rama ka marrë kompetenca që nuk i takojnë. “Rama kërkon çmim për këtë çështje. Të bëhet si Arafati me Palestinën,” tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat