Çka do të thonë mashtruesit kur një ditë nipat e tyre do pyesin për UÇK-në? S’kanë çka, sepse nuk kanë fytyrë! - Bota Sot
Çka do të thonë mashtruesit kur një ditë nipat e tyre do pyesin për UÇK-në? S’kanë çka, sepse nuk kanë fytyrë!

Aktuale

E premte, 21 shtator 2018

Çka do të thonë mashtruesit kur një ditë nipat e tyre do pyesin për UÇK-në? S’kanë çka, sepse nuk kanë fytyrë!

Nga: N.Sh Më: 18 gusht 2018 Në ora: 18:54
UÇK-ja

Opinionisti dhe njohësi i mirë i politikës në Kosovë, Agron Halitaj, thotë se një popull i qytetëruar nuk pranon të shkruhet në histori e trilluar nga profiterët analfabetë.

Ai thotë se, falsifikatorët dhe mashtruesit një ditë do të pyeten nga nipat dhe mbesat e tyre për UÇK-në, ndërsa ata do të kolliten duke u përpiqur të ndërrojnë temë.

Sipas tij, ata s’kanë çka thonë, pasi nuk kanë fytyrë.

“Një popull i qytetëruar nuk pranon t’i shkruhet një histori e trilluar dhe e diktuar nga një grup profiterësh analfabetë.

Falsifikatorët e mashtruesit duhet ta kenë parasysh se një ditë, afër gjunjëve do t’u ulen nipat e mbesat dhe do t’i pyesin për UÇK-në.

Atëherë, siç do të thoshte gjenerali amerikan, George Patton, ata do të fillojnë të kolliten e të përpiqen të ndërrojnë temë.

S’kanë çka u thonë, sepse nuk kanë fytyrë”, shkruan Halitaj në facebook.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test