Deputeti i PSD-së, Fisnik Ismaili po e kundërshton kryetarin e Vetëvendosjes Albin Kurtin, pasi ky i fundit paralajmëroi protesta për rrëzimin e qeverisë.
Ai ka thënë se PSD-ja është e gatshme për mocion, ndërsa indirekt ka sulmuar verbalisht zyrtarin e VV-së, Boiken Abazi, përcjell “Bota sot”:
Postimi i plotë:
Në fund, protestat gjithëpopullore zakonisht bahen kundër një rexhimi që po lypë mileti me e rrëzue. Sot, me këtë qeveri, atë punë e bën daha më lehtë me do nënshkrime në Kuvend, pa pasë nevojë me u çue me kallë, e pa iu thanë njerëzve që paret e dasmave e synetive me i futë në protesta. Provo bani thirrje opozitës me e nënshkrue qat mocion mosbesimi një herë. Unë nënshkrimin e kam dhanë.