Bekim Jashari: Nexhmedin Spahiu njeri i krisur, do të bëjë padi kundër tij! - Bota Sot
Bekim Jashari: Nexhmedin Spahiu njeri i krisur, do të bëjë padi kundër tij!

Aktuale

E mërkurë, 26 shtator 2018

Bekim Jashari: Nexhmedin Spahiu njeri i krisur, do të bëjë padi kundër tij!

Më: 19 gusht 2018 Në ora: 11:32
Bekim Jashari

Debati mes Bekim Jasharit dhe Nexhmedin Spahiut po merr përmasa të mëdha.

Ky i fundit ka shprehur bindjen e tij se heroi i kombit, Adem Jashari nuk ka lindur më 28 nëntor, por më datën 10 tetor të vitit 1955.

Në një bisedë për media, Jashari thotë se do ta ndjekë penalisht Spahiun, për t'u përgjigjur për të gjitha këto trillime.

Jashari thotë se për këtë debat ai po paguhet nga ndokush.

“Çka me i thonë atij njeri të krisur, psikopat. Është duke më bërë përshtypje se kush e ka pagu për të bërë gjithë këtë debat . Unë e kam në plan të bëjë padi, do të dalë para Gjykatës për këto trillime. Do ta ndjekë penalisht”, ka thënë Jashari gjatë bisedës.

Nga ana e tij, nipi i Ademit në njëfarë mënyre u detyrua të publikojë certifikatën e lindjes. Por, kjo duket se nuk i mjaftoi Spahiut për ta bindur. Sipas tij, punonjësit e komunës thjesht e kanë vënë kot si datë.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test