Kurti: Do të kërkojmë përgjegjësi prej drejtuesve të Policisë - Bota Sot
Kurti: Do të kërkojmë përgjegjësi prej drejtuesve të Policisë

Aktuale

E mërkurë, 19 shtator 2018

Kurti: Do të kërkojmë përgjegjësi prej drejtuesve të Policisë

Më: 19 gusht 2018 Në ora: 15:19
Albin Kurti

Albin Kurti, lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, para pak minutash ka reaguar ndaj, siç tha ai, shpërfilljes dhe diskriminimit institucional ndaj grave.

Ai iu ka referuar rasteve të dhunës ndaj grave dhe raporteve për mbrojtjen selektive të policisë në këto raste.

“Dhuna ndaj grave e papranueshme, duhet luftuar përditë. Keqardhje e zemërim kur lexoj raportet që policia jonë është selektive në ofrimin e mbrojtjes. Shpërfillja e diskriminimi institucional ndaj grave duhet të marrë fund. Do të kërkojmë përgjegjësi prej drejtuesve të policisë”, ka shkruar Kurti në Twitter.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test