Fisnik Ismajli: Adem Jashari s’ka mujtë me pasë ditëlindje më kuptimplotë - Bota Sot
Fisnik Ismajli: Adem Jashari s’ka mujtë me pasë ditëlindje më kuptimplotë

Aktuale

E hënë, 24 shtator 2018

Fisnik Ismajli: Adem Jashari s’ka mujtë me pasë ditëlindje më kuptimplotë

Më: 19 gusht 2018 Në ora: 16:58
Fisnik Ismajli

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Fisnik Ismajli thotë se nuk e ka menduar asnjëherë nëse heroi i kombit, Adem Jashari të ketë datëlindjen me 28 nëntor ose jo.

Sipas tij, datat e lindjes, emrat janë disa detaje të vogla që na i mbajmë me vete  deshtëm ose s’deshtëm.

Shkrimi i tij i plotë:

Tybe, kurrë s’e kam mendue a ka lindë përnime Adem Jashari me 28 nëntor, apo jo. S’mu ka dukë që ky detaj e ban veprën e tij ma madhështore se që veç është. U habita, bile, kur e pash që qenka ba temë diskutimi kjo.

Tash që u vërtetue, kur po e mendoj, tuj u rritë çdo vjet me këtë datë, bacit pa dyshim se ia ka ngritë ndjenjën edhe përgjegjësinë kombëtare ky fakt, pra, ka ndikue me e kalitë Adem Jasharin në njeriun që në fund e bani sakrificën më të madhe për krejt neve, që e ndryshoi historinë.

Datat e lindjes, emnat që i kemi me kuptime, janë krejt detaje të vogla që na i mbajmë me vete tanë jetën, edhe deshtëm a s’deshtëm, nën vetëdije kanë me pasë njëfarë ndikimi në krijimin e personalitetit të secilit prej nesh. Prandej, Adem Jashari s’ka mujtë me pasë ditëlindje më kuptimplotë.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test