Marramendëse, këto janë benefitet e veteranëve mashtrues!

Aktuale

Marramendëse, këto janë benefitet e veteranëve mashtrues!

Nga: N. Sh Më: 20 gusht 2018 Në ora: 11:58
UÇK

Avokati Arianit Koci, ka treguar për benefitet e shumta të cilat iu takojnë veteranëve mashtrues.

Sipas tij, veteranët e rrejshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, për një kohë të gjatë do të gëzojnë të drejta dhe benificione nga shteti i Kosovës.

Ai përmes një listë ka renditur të gjitha benefitet që u takojnë veteranëve, shkruan gazeta “Bota sot”.

Avokati Koci, ka treguar edhe se si mund t’i merret statusi i veteranit, një mashtruesi dhe se për çfarë vepra mund të gjykohet.

Lexojeni të plotë postimin e avokatit Koci:

Veteranët e rrejshëm!

Veteranët e rrejshëm Luftëtar të UÇK-së, nj? kohë të gjatë do të gëzojnë të drejta dhe benificione.

Statusi i veteranit, një personi mund t’i miret vetëm përmes procedurës gjyqësore, ku secilit do t’i mundësohet shterrja e mjeteve juridike.

Me vite do të zgjasin shqyrtimet gjyqësore.

Në ndërkohë, veteranët e rrejsh?m do të kenë mbështetje financiare dhe këto benefite:

1. Pensionin personal i veteranit luftëtar;

2. Pensionet e trashëgimtarëve sipas kushtëve të parapara me ligj;

3. Të drejten në shërbime shëndetësore falas, për vete dhe familjen e ngushtë, duke i përfshirë shërbimet dentare dhe barnat për s?mundje kronike;

4. Të drejtën e përparësisë në punësim;

5. Udhëtimin falas me mjetët e komunikacionin urban, kurse udhëtimi ndërurban me gjysmë çmimi;

6. Të drejtën në riaaftësim profesional;

7. Të drejtën në stazhin e dyfishtë, p?r kohën e kaluar në luftë;

8. Përkujdesjen për banim;

9. Përparësia e pranimit në institucionet arsimore publike;

10. Lirimi nga pagesat administrative në shkollimin Universitar Publik;

11. Vendosja në shtëpitë e personave të moshuar;

12. Shpenzimet e varrimit.

Ironia më e madhe ?shtë se disa prej mashtruesve, do ta gëzojnë respektin e rrethit të vet, deri në përfundim të procedurave gjyqësore.

Sidoqoftë, çdo person që ka paraqitur deklaratë të rreme dhe ka prezantuar dokumente të falsifikuara, me qëllim të përfitimit të statusit të pjesëmarrësit të UÇK-së dhe të përfitimit të drejtave dhe benificioneve, do të procedohet penalisht dhe do të gjykohet për disa vepra penale, duke e përfshirë veprën penale nga neni 392 - Deklarimi i Rremë dhe veprën penale nga neni 398 - Falsifikimi i Dokumenteve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat