Dalin emrat nga aktakuza, ja kush janë nëntë eprorët e lartë të UÇK-së që pritet të akuzohen

Aktuale

Dalin emrat nga aktakuza, ja kush janë nëntë eprorët e lartë të UÇK-së që pritet të akuzohen

Nga: P.R Më: 20 gusht 2018 Në ora: 14:58
Foto ilustrim "Bota sot"

Reshat Millaku, Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, në një konferencë për media ka zbuluar detajet e aktakuzës së punuar nga prokurori i dorëhequr, Elezaj Blakaj, lidhur me listat e veteranëve të UÇK-së.

Në aktakuzën e përgatitur nga Blakaj, gjenden emrat e nëntë ish- eprorëve të lartë të UÇK-së, të dyshuar për manipulimet me lista, shkruan “Bota sot”.

“Agim Çeku, Nuredin Lushtaku, Sadik Halitjaha, Shkumbin Demalijaj, Qelë Gashi, Shukri Buja, Ahmet Daku, Rrustem Berisha dhe Faik Fazliu,”, janë emrat e të akuzuarve të mundshëm nga aktakuza e përgatitur nga ish- prokurori Elez Blakaj për fryrje të listave të veteranëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat