Lobim aktiv për hapjen e përhershme të kalimit kufitar Restelicë, Dragash – Strazimir

Aktuale

Lobim aktiv për hapjen e përhershme të kalimit kufitar Restelicë, Dragash – Strazimir

Më: 20 gusht 2018 Në ora: 15:01
Bejtush Gashi dhe Oliver Spasovski, së bashku me një grup qytetarësh nga komuna e Mavrovës/ Rostushë

Të dielën më 19 gusht, ministri i brendshëm i Kosovës, Bejtush Gashi/ AKR, si dhe ministri i brendshëm i Maqedonisë, Oliver Spasovski, së bashku me një grup qytetarësh nga komuna e Mavrovës/ Rostushë, kanë kaluar përmes vendkalimin kufitar Strezimir, në kufirin Kosovë - Maqedoni, dhe kanë vizituar qytetarët e Restelicës/ Dragash, në Kosovën jugore. Në këtë ngjarje merrte pjesë edhe drejtori policisë së Kosovës, Naim Rexha, Medat Kurtovski, kryetar i komunës së Mavrovës dhe Rostushës/ Maqedoni dhe dhjetëra qytetarë nga të dy anët e kufirit. Qytetarë të shumtë nga Restelica/ Dragashi/ Kosova dhe nga Mavrova e Rostusha/ Maqedonia kanë kërkuar hapjen e përhershme të vendkalimit kufitar  Restelicë – Strazimir (Kosovë – Maqedoni). Sepse është vlerësuar si shumë i rëndësishëm për qytetarët e dy vendeve, që të krijohet edhe një mundësi e re dhe korridor komunikimi i trevave në të dya anët e kufirit, me qëllim të përmirësimin e kushteve për banorët përreth këtyre zonave Kosovë- Maqedoni.

Gjatë pranverës së 2018 në Restelicë, në anën e Kosovës është asfaltuar rruga dhe ka mbetur e paasfaltuar vetëm 6.5 km e rrugës ekzistuese, që mundëson daljen e Kosovës në Mavrovë/ Maqedoni.

Njoftim i autoriteteve shtetërore të Maqedonisë

Të nderuar qytetarë të Komunës së Mavrovës dhe të Rostushës, ju njoftojmë se kalimi kufitar pranë Strazimirit në mes të R. Maqedonisë dhe Kosovës do të lejohet nga data 18.08.2018 deri më 20.08.2018 për kalimin e letërnjoftimi ose pasaportë. Të gjithë ata që kanë dëshirë të vizitojnë Restelicën, Dragashin, Brodin ose ndonjë vend tjetër ku jetojnë qytetarët tanë, mund ta shfrytëzojnë këtë mundësi. Ne si komunë do të vazhdojmë me lobim aktiv për hapjen e përhershme të këtij kalimi kufitar, si dhe sigurimin e kushteve normale.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat