Analisti politik, Faik Krasniqi, përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka kërkuar që luftëtarët e vërtetë të mos heshtin, por të protestojnë, në mënyrë, siç thotë ai, të ndalin keqpërdorimet nga veteranët e rrejshëm
Reagimi i Krasniqit erdhi pas skandalit të fundit me listat e veteranëve të UÇK-së.
“Luftëtarët e vërtetë nuk duhet të heshtin, por duhet të protestojnë që të ndalen keqpërdorimet nga veteranët e rrejshëm, sepse duke heshtur janë duke e rrënuar imazhin dhe moralin e veteranëve të vërtetë”, thotë analisti politik.
Tutje ai thotë se me shpëtimin edhe të dhjetëra milionave në vit nga veteranët e rrejshëm do të shfrytëzoheshin për investime dhe hapjen e mijëra vendeve të reja.
“Njëkohësisht shpëtimin edhe të dhjetëra milionave në vit nga veteranët e rrejshëm, para të cilat do të shfrytëzoheshin për investime dhe hapjen e mijëra vendeve të reja të punës, por edhe në shëndetësi”, shkruan Krasniqi.