“Hajn e pishpirik që ka ikur në Bllacë e Stankovec”, Abdixhiku i reagon Haradinajt

Aktuale

“Hajn e pishpirik që ka ikur në Bllacë e Stankovec”, Abdixhiku i reagon Haradinajt

Nga: P.R Më: 20 gusht 2018 Në ora: 21:31
Ramush Haradinaj dhe Lumir Abdixhiku

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka sulmuar ashpër prokurorin e dorëhequr të Prokurorisë Speciale të Kosovës, Elez Balkajn, për të cilin tha se është hajn dhe pishpirik nuk mund të vlerësojë numrin e veteranëve, meqë ka ikur në Bllacë e Stankovec.

E menjëherë pas kësaj deklarate të Haradinajt, ka reaguar deputeti i LDK-së, Lumir Abdixhiku.

“LOGJIKA E KAPJES: Ju që keni ikur në Bllacë, fëmijë, pleq, gra e burra - t? gjithë ju 1 milionë shqiptarë të maltretuar e dëbuar - ju nuk keni të drejtë në këtë shtet. Ky shtet është veçse i yni! Ju nuk keni të drejtë as të hetoni hajnitë, as të kërkoni drejtësi, as të vëni në pyetje krimet e mashtrimet. S’guxoni të bëni një gjë të tillë. Ju nuk keni të drejtë të shkolloheni e bëheni një ditë prokurorë, as të edukoheni për gjyqtarë; ju keni të drejtë veç të paguani taksa - të cilat ua marrim më vonë. Herë 40 e herë 50 milionë”, shkruan në faqrn e tij në facebook, deputeti i LDK-së, Lumir Abdixhiku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat