Sylejman Selimi: Procesi i verifikimit të veteranëve duhet të kthehet nga fillimi

Aktuale

Sylejman Selimi: Procesi i verifikimit të veteranëve duhet të kthehet nga fillimi

Më: 21 gusht 2018 Në ora: 23:20
Sylejman Selimi

Ish-komandanti i përgjithshëm i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sylejman Selimi, ka thënë se procesi i verifikimit të veteranëve të luftës duhet të rishikohet krejtësisht.

Sylejman Selimi këtë e ka deklaruar në një intervistë të cilën e ka dhënë përmes telefonit nga burgu i Dubravës. 

“E para, që e mendoj si zgjidhje, është që të ndërpritet dhe të rishikohet komplet”, thotë ai në intervistë.

Ai thotë se numri prej 60 mijë veteranësh nuk është i saktë, pasi pas lufte ishin identifikuar vetëm rreth 13 mijë sosh. 

“Ose të fillohet nga baza, 12700 sa ka qenë dhe mandej të fillohet të verifikohet pjesa tjetër të cilët kanë apliku. Ose cila formë tjetër, por kjo formë për të cilën ende mendoj se janë duke aplikuar njerëz, por kjo nuk i bën nderë as atyre që aplikojnë por nuk i bën nder as atyre që kanë luftu, nuk na bën nder as neve si shtet”, thotë Sylejman Selimi. 

“I lus përgjithësisht institucionet që ta përfundojnë këtë çështje te listave, duhet urgjentisht të merren seriozisht të bëjnë oferta herë të dikush herë të dikush por të mirren masat dhe të shihen ku kanë bërë shkelje, ku janë evidente”, ka shtuar ish-komandanti i UÇK'së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat