Pasuria e prokurorit Blakaj, kjo ishte rroga e tij mujore (Dokument)

Aktuale

Pasuria e prokurorit Blakaj, kjo ishte rroga e tij mujore (Dokument)

Nga: H.O. Më: 22 gusht 2018 Në ora: 10:00
Elez Blakaj

Temë e këtyre ditëve ka qenë deklarata e prokurorit Elez Blakaj, i cili ka dhënë dorëheqje këto ditë e më pas është lajmëruar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ai në deklaratën e tij, ka përmendur lidhshmërinë e drejtësisë me politikën në Kosovë.

Gjatë kohës kur ai ishte prokuror ka deklaruar edhe pasurinë e tij në Agjencinë Kundër Korrupsionit.

Sipas këtij deklarimi, ai ka një pasuri të paluajtshme në vlerën prej 115 mijë euro, duke përfshirë një banesë, tokë dhe pllacë.

Ai ka deklaruar 1.35 hektarë tokë pune, në vlerë prej 70 mijë euro, të trashëguar nga gjyshi i tij.

Blakaj poashtu ka deklaruar banesën e blerë prej 72 metrave katrorë, në vlerë prej 35 mijë euro, në vitin 2004. Ish-prokurori ka deklaruar gjithashtu një pllac të blerë në vitin 2007, në vlerë prej 10 mijë euro.

Blakaj vozit një veturë në vlerën 5 mijë euro. Ndërkaq, nga të hyrat vjetore të deklaruar ishin mbi 26 mijë euro. Ai ka deklaruar rrogën mujore në vlerën 1300 euro./BS

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat