Abazi: Këta buxhetin e shtetit e çojnë në raki, e të mbesin në qafë pse prokurori heton

Aktuale

Abazi: Këta buxhetin e shtetit e çojnë në raki, e të mbesin në qafë pse prokurori heton

Më: 22 gusht 2018 Në ora: 15:15
Analisti politik Haki Abazi

Analisti politik Haki Abazi ka reaguar lidhur me debatin e ngritur së fundi pas dorëheqjes së prokurorit special Elez Blakaj.

Abazi ka ngritur një paralele në mes të një ministri norvegjez që ka dhorëheqje për shkak se mori telefonin e punës me vete në pushim, dhe liderëve kosovarë që “krejt buxhetin e shtetit e çojnë në raki e vera, rrush e kumbulla e bakllavë me makiaro me coca cola zero nëpër jahte, dhe të mbesin në qafë pse prokurori po bëjka hetime”.

Media ju sjell pa ndërhyrje reagimin e Abazit:

Ministri Norvegjez jep dorëheqje se ka marre telefonin e punës me vehte ne pushim.

Këta e marrin krejt buxhetin e shtetit e çojne raki e vera, rrush e kumbulla e bakllave me makiato me coca cola zero neper jahta edhe te mbesin në qafë pse prokurori po bëjka hetime.

Ju ka ardhë fundi se jeni kah shpurthini me nervozizëm si PSD- ja. Me pak se 2% përkrahje keni. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat